Prof. Kristaq Kume: Riorganizimi i pushtetit lokal nuk mjafton në hartë! Të bëhet ndërhyrje në Kushtetuese dhe të përcaktohen 2 rajone

112
Sigal

 

Mazhoranca synon Reformën Territoriale si mjet për vot. Opozita: qytetarët harxhojnë orë të tëra për një document.

Ndërsa palët e papërfshira politikisht si në mbledhjen e Komisionit të Reformës Territoriale, si Kristaq Kume ka kërkuar që të bëhet ndërhyrje edhe në Kushtetuese për riorganizimin e pushtetit lokal. Ai thotë se duhet të përcaktohen 2 rajone dhe më pas të merret vendimi për ndarjen e bashkive rurale.“Duhet ndërhyrje në Kushtetuese për riorganizim të pushtetit lokal, jo ndryshim vetëm në hartë. Nuk mjafton rindërtimi në hartë, duke u kushtëzuar nga gara politikë- elektorale e ardhshme. Reforma të votohet me dakordësinë e të tërëve, jo vetëm me shumicë të cilësuar apo shumicë të thjeshtë. Kjo duket e vështirë po të shohësh kontekstin politik ku ndodhemi. Të përcaktohen njësi vendore 2 ‘rajone’. Dhe më pas të vendoset si do ndahen bashkitë rurale apo urbane dhe të hiqet termi komunë dhe vetëm bashki, që mund të organizohen si të tilla. Problem i qarkut, s’ka patur asnjë të shprehet pozitivisht për efektin e prekshëm të qarkut në mirëqeverisje. Në këtë pikë është dhe rifutja e listave të hapura për zgjedhjet lokale për një përfaqësi direkte. Këtu hyn në lojë dhe komisioni tjetër”, -tha Kume. Bashkia e Tiranës kërkon zgjerimin e saj drejt Kamzës e Vorës. Mallakastra zvogëlimin e territorit të saj, duke larguar Fratarin. Këto ishin propozimet e përfaqësueve të lartë të Bashkive Tiranë, Mallakastër, Maliq e Lezhë, gjatë mbledhjes në komisionin e Reformës Territoriale. Përfaqësuesit e bashkive evidentuan probleme me burimet njerëzore dhe pavarësinë në vendimarrje. Mazhoranca mesa duket e ka synimin tek përpjekjet e tyre për të bërë marrëveshjet dhe pazaret, që nuk janë në interesat e komuniteteve, por në shërbim të zgjedhjeve elektorale, që do i japin më shumë vota. PD e shikon reformën jashtë interesit të qytetarëve, komuniteteve. Pasi një qytetarë, duhet të harxhojë orë të tëra për një dokument, për të zgjidhur problemet më jetike, sikundër që nuk merr asnjë lloj shërbimi, përveç se tarifave dhe taksave të rritura për shërbime, që nuk i shkojnë asnjëherë në derën e shtëpisë.