Petrit Vasili: Zbulimi, hetimi dhe dënimi i tradhtisë së Ramës me detin, mision pa kompromis kushtetues, shtetëror dhe historik!

248
Sigal

Nga Petrit Vasili

Zbulimi, hetimi dhe dënimi i tradhtisë së Ramës me detin, mision pa kompromis kushtetues, shtetëror dhe historik!
Ajo që pritej dhe që ne e paralajmëruam qartë gjatë verës se këtij viti ndodhi dhe Rama e shiti detin e Shqipërisë.
Deklarimet e Ramës në verën e këtij viti dhe pasiviteti i tij i qëllimshëm, që mbështesnin veprimet e njëanshme të Greqisë per 12 miljet ishin qartësisht qëndrime, që tradhtonin interesat legjitime dhe të patjetërsueshme territoriale të Shqipërisë.
Edhe filimi i negocimeve për një marrëveshje të re për kufirin detar me Greqinë disa vjet më parë ishte një proces i errët, jo trasparent, për të cilin nuk është bërë publik asnjë qëndrim përfundimtar.
Dhe pyetjet e detyrueshme për përgjigje ndaj të gjithë shqiptarëve janë:
1.Negociatat e filluara për kufirin detar me Greqinë a përfunduan?
2.Nëse negociatat janë nderprerë cilat janë arsyet parimore të pazgjidhshme?
3.A ka qenë Vendimi i Gjykatës Kushtetuese linja udhëqese e qëndrimit në negociatat për marrëveshjen e kufirit detar me Greqinë?
4.A ka pasur pala greke gjatë negociatave temë të diskutimit zgjerimin me 12 milje.
5.Pas deklarimeve të Greqisë për zgjerimin me 12 milje në veren e këtij viti a u mblodh grupi negociator shqiptar për përcaktuar qëndrimin dhe vendimin lidhur me vazhdimin e negociatave?
Paragrafi i parë të nenit 15-të, të Konventës së Kombeve të Bashkuara për të Drejtën e Detit (UNCLOS), percakton: “Kur brigjet e dy shteteve janë të kundërta, ose ngjitur me njëra-tjetrën, asnjëri nga të dy shtetet nuk ka të drejtë, duke mos arritur marrëveshjen midis tyre në të kundërt, të zgjasë detin e tij territorial përtej vijës mesatare, çdo pikë e së cilës është e barabartë nga pikat më të afërta në pikat bazë nga të cilat matet gjërësia e deteve territoriale të secilit prej dy shteteve. Dispozita e mësipërme nuk zbatohet, megjithatë, kur është e nevojshme për shkak të titullit historik ose rrethanave të tjera të veçanta për të kufizuar detet terrritoriale të dy shteteve në një mënyrë që është në ndryshim prej tyre”.
Pyetjet e pakërcyeshme ndaj Edi Ramës prej gjithe shqiptarëve janë:
1.Çfarë interesi të errët fsheh dhe kush ia ka lidhur gojën dhe duart Kryeministrit, që nuk ben trasparencën e situatës lidhur me negociatat për marrevëshjen e kufirit detar me Greqinë?
2.Nëse marrëveshje nuk pati, cilat ishin shkaqet që ajo u prish?
2.Përse Kryeministri nuk veproi dhe nuk reagoi pas deklaratave të qeverisë Greke për zgjerimin me 12 milje, por zgjodhi pasivitetin e qëllimshëm, që u hapte rrugën veprimeve të njëanshme të Greqisë kundër interesave të Shqipërisë?
I gjithë qëndrimi dhe veprimi i Edi Ramës si kryeministër ka qenë qartazi një veprim që tradhtonte interesat e vendit dhe strategjia e mungesës absolute të trasparencës, pasiviteti e mosveprimi i qellimshëm i tij i ka minuar shumë rëndë si askush tjetër interesat e vendit.
Është e qartë se këtu nuk kemi të bëjmë me papërgjegjshmëri të Edi Ramës, por me një strategji të mirëmenduar, që shet interesat e Shqipërisë dhe që përbën një tradhti kombëtare të qartë dhe pa ekuivok.
Zbulimi, hetimi dhe dënimi i kësaj tradhtie është një detyrim shtetëror kushtetues si dhe do te ishte një mësim historik për këdo, që do të guxonte të prekte qoftë edhe një thërrime interesat e Shqipërisë.