Petrit Vasili: Trajektorja e rilindjes nga gënjeshtra drejt mashtrimit

447
Sigal

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar kundër qeverisë, teksa shkruan se rilindja është thjeshtë trajektorja nga gënjeshtra te mashtrimi.

Statusi i plotë: 

Trajektorja e rilindjes nga gënjeshtra drejt mashtrimit….

Trajektorja nga gënjeshtra te mashtrimi dhe asgjë më shumë kjo është rilindja megjithë zëfikurit, të ç’krehurit dhe të ngrehurit brenda saj, qofshin këta gënjeshtarë apo mashtruese pak diferencë ka.
Gënjeshtra parathënie dhe mashtrimi si epilog ky është programi, strategjia,
timoni dhe tepsia e rilindjes.
Kryeministri gënjen dhe me zë e figurë dhe kur ja provojnë sheshit gëzon imbecilisht edhe më shumë.
Ministrat,që të justifikojnë veten gënjejnë edhe më shumë dhe sukses është kur gënjeshtrat shndërrohen në mashtrim.
Gënjejnë për ekonominë,për varferinë, papunësinë, arsimin, shëndetësinë, për mrekullinë mbi dhe që i bën shqiptarët të ikin me mijëra.
Mashtrojnë për rendin, mashtrojnë për bandat, mashtrojnë për drogën, mashtrojnë për bërjen njësh me krimin ndaj shqiptarët ikin me mijëra.