Petrit Vasili: “Tempulli”, ky operacion që nuk i shqetëson, por i gëzon bosët e paprekur të drogës

31
Sigal

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka reaguar në lidhje me operacionin “Tempulli” ku u arrestuan qindra persona që dyshohet se janë shpërndarës narkotikësh, ndërsa thotë se në pranga janë vënë edhe të moshuar, por jo kokat që drejtojnë grupet kriminale.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Vasili u shpreh se ky operacion tregoi ‘dimensionin pandemik të drogës në pushtetin e Ramës’.

Reagimi i plotë: 

“Operacioni Tempulli dhe pandemia kanabiste e pushtetit te Rames!

Operacioni Tempulli pati rreth 300 arrestime, qe lidhen me drogen tregon dimensionin Pandemik te droges ne pushtetin e Rames.

Qindra perdorues e shperndares u arrestuan, bile edhe te moshuar mbi 70 vjec, por kuptohet jo kokat, qe drejtojnë trafikun.

Me qeverisjen e Rames narkoshteti i tij perveç biznesit pandemik mafioz dhe kriminal te droges nuk mbështet asnjë aktivitet tjetër te ligjshëm dhe te shëndetshëm qe te mund te beje përpara.

Arrestimet me qindra njerëz bëjnë te kuptosh lehte dimensionin e gjere pandemik dhe shkaterrimtar te kultivimit dhe trafikut te droges ne pushtetin e Edi Rames.

Tani te gjithe kuptojne kollaj fare se perse u shqye dysh Qeveria qe te legalizonte kanabisin gjoja per arsye mjeksore.

Trafikanteve u duheshin alibi ligjore dhe urdheruan Ramen te miratonte e votonte ne parlament ligjin mafioz te legalizimit te kanabisit.

Megjithse i gjithë opinioni ishte kunder, përfshire edhe ndërkombëtaret Narkoqeverisja dhe Narkoparlamenti nuk u ndalen dhe e miratuan.

Kontrolli i teritorit nga nje Polici e perfshire deri ne fyt ne trafikun e droges eshte inekzistent dhe ne te kundert te luftes me drogen eshte de facto nje inkurajim dhe mbeshtetje per te.

Te gjitha keto operacione jane thjesht nje hedhje hiri syve me regjine e qeverise per te devijuar vemendjen nga skandalet e saj dhe per bere gjoja sikur lufton drogen.

Droga e mbjelle masivisht ne gjithe teritorin duhej evaduar sa me pare, ndaj u miratua Ligji ne menyren me te turpshme.

Deputetet rilindas, qe votuan kete ligj vulosen inkriminimin e tyre ne kete veprimtari kriminale dhe i lehtesuan pergjegjesine Edi Rames duke votuar si armiq te qytetareve.

Pra binomi Narkoqeverisje dhe Narkoparlament jane kthyer ne ushtare te bindur te droges.

Tempulli ky operacion, qe nuk i shqeteson fare por i gezon boset e paprekur te droges eshte thjesht sherbimi i radhes, qe narkoqeveria u ben atyre.

Evidentimi i mjaft shefa policie dhe efektive te saj nga jugu ne veri te perfshire ne narkotrafik eshte nje fakt qe tregon qarte se policia nuk eshte dhe nuk ka per te qene shqetesim per Narkotrafikun ne Shqiperi.

Perfshirja edhe e mjaft punonjsve te administrates rilindase ne narkotrafik tregon kalbezimin dhe pershirjen ne kete veprimtari te te gjithe pushtetit rilindas te Rames.

Çdo dite e kesaj qeverie ne pushtet eshte nje dite me shume e qeverisjes se Narkomafies ne Shqiperi dhe nje dite me shume varferie e pasigurie e qytetareve e bisnesmeneve te ndershem.