Petrit Vasili: Shokuese, mungesa e përpunimit të ujërave të ndotur po rrezikon jetën e qytetarëve

108
Sigal

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka reaguar në lidhje me numrin e ulët të shqiptarëve që marrin shërbim nga impiantet e trajtimit të ujërave të ndotura.

Vasili e ka cilësuar si shokuese nivelin 15% të popullsisë që përfiton nga ky shërbim, dhe ka ngritur alarmin se ekspozoimi ndaj ujërave të ndotur rrezikon seriozisht jetën e qytetarëve.

Postimi i Vasilit:

Vetëm 15% e popullsisë së Shqipërisë merr shërbim nga impiantet për trajtimin e Ujërave të Ndotura!

Shifra vertet shokuese !!

Mungesa e perpunimit te ujrave te ndotura rrit dukshem rreziqet per shendetin publik ne teresi dhe ate individual ne veçanti.

Ekspozimi ndaj ujrave te ndotura kompromenton shume komponente te jetes, te shendetit, te ushqimeve, te zhvillimit te femijeve e te shendetit te te moshuarve si kontigjentet me nje vulnerabilitet me te larte fiziologjik.

Pra jane te gjithe qartesisht te rrezikuar.

Sipas Entit Rregullator të Ujit:

vetëm 15% e popullsisë së Shqipërisë merr shërbim nga impiantet për trajtimin e ujërave të ndotura!

shërbimi i “grumbullimit e largimit të ujërave të ndotura” ofrohet nga 53 shoqëri.

ndërsa përpunimi i tyre arrihet të kryhet vetëm nëpërmjet 8 (tetë) impianteve të ndërtuara.

ndër të cilat vetëm 5 (pesë) prej tyre janë të pajisur me licencë nga ERRU, ndërsa 3 (tre) prej tyre ende nuk plotësojnë kërkesat ligjore për licencim për këtë kategori shërbimi.