Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, thotë se revolucioni dixhital i kryeministrit Edi Ramës përfundoi në WC dixhitale, si dhe akuzon se zyrat elektorale të PS-së janë kthyer si gjendje civile.
“Bashkia e Tiranës së Edi Ramës rrëmben zyrat me letër pa vulë e pa firmë e pa protokoll.
Zyrat elektorale të “Rilindjes” i rrëmbëjnë KQZ-së listat dhe numrat e telefonit privat qytetarëve. Një muaj iu desh WC Digitale të Ramës të nxirrte rezultatet e votimeve moniste të 2019.”,- u shpreh Vasili në reagimin e tij.
Reagimi i plotë i Petrit Vasilit:
WC Digitale e Rames!!!
Revolucioni digital i Rames perfundoi ne WC digitale.
Zyrat elektorale te rilindjes jane bere zyra te gjendjes civile.
Bashkia e Tiranes se Edi Rames rremben zyrat me leter pa vule e pa firme e pa protokoll.
Zyrat elektorale te rilindjes i rrembejne KQZ-se listat dhe numrat e telefonit privat qytetareve.Nje muaj ju desh WC Digitale te Rames te nxirrte rezultatet e votimeve moniste te 2019.
Rrofte WC Digitale e Rames





















