Petrit Vasili: Rama nuk thotë asnjë fjalë për përmbytjet në Shkodër

625
Kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili, ka reaguar pë situatën e krijuar në Shkodër. Deputeti i LSI u shpreh se është i papranueshëm fakti që nuk është shpallur emergjenca, ndonëse banesat e shumë familjeve janë në ujë. “Situata në Shkodër paraqitet shumë e vështirë si pasojë e përmbytjeve. Gjendja po rëndohet nga momenti në moment. Është skandaloze, e papranueshme, penalisht rëndë e dënueshme mosshpallja e gjendjes së emergjencës civile. Kjo bëhet vetëm e vetëm me një qëllim që qeveria të mos marrë përsipër detyrimet mbi këtë përmbytje, e cila lidhet edhe me shkarkimet që KESh-i ka bërë. Dhe sot, jo vetëm që nuk e trajtojnë si një e tërë, jo vetëm që nuk e shpallin emergjencën, jo vetëm nuk janë vetë të pranishëm, por përpiqen me çdo kusht që pasojat të bien mbi kurrizin e shqiptarëve dhe vetë të mos marrin asnjë përgjegjësi”, u shpreh Vasili.
Sigal