Petrit Vasili: Pse gënjen Lleshaj, kur ligji flet qartë për përgjegjësinë e tij!

196
Sigal

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, duke publikuar dokumentin, shkruan se ish-ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, gënjeu kur tha se si Ministër i Brendshëm nuk ka përgjegjësi për aferën e tenderit 28 milion euro për uniformat e policisë ku në prangat e SPAK kanë rënë 9 zyrtarë.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit:

Lleshaj gënjeu për përgjegjësitë e tij për tenderin e uniformave duke bërë gjoja indiferentin monumental dhe deklaroi:

“Si Ministër i Brendshëm nuk kam pasur as ndonjë shtysë personale dhe mbi të gjitha as autoritet ligjor për t’u përfshirë në asnjë procedurë konkrete prokurimi”.

Lleshaj ka përgjegjësi të qarta, që ja ngarkon VKM Nr.81 datë 14.2.2018.”PËR KRIJIMIN, ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E AGJENCISË SË BLERJEVE TË PËRQENDRUARA “.

Kjo VKM përcakton qartë në pikën 5 dhe 6 se:

Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë përgjigjet para Ministrit dhe emërohet e shkarkohet nga ai.

Edhe buxheti i Agjencisë edhe pjesë e buxhetit të Ministrisë së Brendeshme.

Ja cfarë thotë VKM 81 datë 14.2.2018:

“3. Agjencia ka buxhetin e vet, i cili është pjesë e buxhetit të Ministrisë së Brendshme.

  1. Agjencia drejtohet nga Drejtori i Përgjithshëm, i cili organizon dhe drejton të gjithë veprimtarinë e kësaj Agjencie dhe përgjigjet para Ministrit.
  2. Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë emërohet, lirohet ose shkarkohet nga Ministri”.

Drejtori pra përgjigjet vetëm para Ministrit të Brendeshëm ndërsa Lleshaj gënjen hapur.

Cfarë halli ka që gënjen është detyrë e drejtësisë ta qartësojë.

Këta të rilindjes këtë mision kane që të mashtrojnë pa fund dhe pacipësisht, por e vërteta nuk mbulohet.

SPAK të heqë dorë nga cironkat, por të çojë para drejtësisë peshkaqenët!

P.S Foto e VKM Nr.81 datë 14.2.2018: