Petrit Vasili: Policia mashtroi në mënyrë mafioze për vrasjen e Klodian Rashës

236
Sigal

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili thotë se policia mashtroi në mënyrë mafioze për vrasjen e Klodian Rashës dhe për armën që u pretendua se ishte e tij.

Vasili shkruan në rrjetet sociale se drejtuesit e policisë e kane bërë zgjedhjen e tyre që të jenë kundër ligjit dhe popullit dhe në krah të Edi Ramës.

Sipas tij, drejtuesit e policisë duhet të largohen dhe të nisë një hetim i thelluar ndaj personave që kanë përgjegjësi për këtë ngjarje.

Postimi i Petrit Vasilit:

Policia mashtroi ne menyre mafioze per vrasjen e Klodian Rashes, te shporren drejtuesit e saj vagabondë!

Policia u soll si gangstere sepse edhe vrau edhe mashtroi publikisht.

Mashtroi per gjoja armen e viktimes.

U perpoq te demonizonte te ndjerin Klodian Rasha duke folur per precedente penale te tij.

Kjo polici precedentet penale ti kerkoje te kryetaret e bashkive deputetet dhe drejtoret e Edi Rames se i ka me tufa.

Keto mashtrime mafioze te policise e kane frymezimin nga drejtuesit e saj rilindas, qe shkelin e dhunojne qytetaret kunder ligjit per te kenaqur psikopatite politiko-mafioze te Edi Rames.

Keta drejtues e kane bere zgjedhjen e tyre qe te jene kunder ligjit dhe popullit dhe ne krah te Edi Rames ndaj duhet te shporren sa me pare.

Qytetaret nuk paguajne taksa per nje polici qe vret te pragu i deres se shtepise 25 vjecarin per llogari te pushtetit personal te Edi Rames.

Keta drejtues e kane damkosur policine ne menyre shume te rende dhe kane tronditur rende besimin e qytetareve tek ajo.

Largimi i tyre është i padiskutueshëm dhe vetem hapi i pare per te rikthyer besimin te policia dhe per te ndare ate nga varesia e kriminalitetit qeveritar dhe poshterimit te saj nga trafikantet dhe mafiozet kliente te qeverise.

Largimi i drejtuesve te policise dhe hetimi i thelluar e deri ne fund i pergjegjesive dhe veprimeve te tyre eshte me e pakta perballe qytetareve shqiptare te tradhetuar nga policia.