Petrit Vasili: Përgjegjësinë për vaksinën kineze që ështe e paçertifikuar, do ta mbajë shteti!

230
Sigal

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, njëkohësisht ish ministër i Shëndetësisë, ka qenë i ftuar në emisionin televiziv, për të folur për vaksinat kineze dhe ruse që po aplikohen në Shqipëri.

Vasili tha se vaksina kineze që po aplikohet masivisht nuk është e çertifikuar nga OBSH ose EMA dhe se në këtë rast, askush nuk mban përgjegjësi, ndaj në fund shteti shqiptar do të jetë përgjegjës për efektet anësore.

Pjesë nga debati: 

Petrit Vasili: Duke kërkuar të tëra elementet e dosjes përkatës, ti i thua shqiptarëve, këto janë garancitë dhe pasiguritë. Në fund vendos, që ai që e ka sjellë vaksinë, t’i kërkosh dokumenta shtesë, ose nuk e regjistron këtë vaksinë, sepse nuk ofron garanci. Se të nesërmen, një vaksinë e paregjistruar, i ngarkon gjithë përgjegjësinë, atyre që e sollën, në këtë rast qeveria.

Arjan Mezini: Në rast të këtyre vaksinave, përgjegjësia merret nga shteti, firma prodhuese nuk ka përgjegjësi. Nëse ndodh dicka, e merr shteti përgjegjësinë.

Petrit Vasili: Ligji ynë respekton kriteret që ka edhe EMA. Organet tona të liçensimit kanë riprodhuar direktivën europiane.

Arjan Curri: Nëse nesër organet tona e certifikojnë vaksinën ruse dhe kineze, ju ndryshoni qëndrim?

Petrit Vasili: Nuk kam për të ndryshuar mendim, se agjensia europiane ka aftësi kërkimore më të mëdha. Cila është garancia shtesë? Institucione shumë të fuqishmë ndërkombëtare. Këto garanci shtesë, e ndihmon agjensinë locale. Nëse këta kanë qëndrim refuzues, merr përgjegjësi të rëndë për veten. Unë nuk e pranoj.