Petrit Vasili: Mogerini në ikje i bën qokën e fundit Edi Ramës !!

495
Sigal

Nënkryatari i LSI-së Petrit Vasili ka reaguar mbi takim e kryeministrit Rama me Mogerinin duke akuzuar Mgerinin që po habit për keq shqiptarët duke dhënë fakte imagjinare në vend të vërtetave.

Me sa duket Mogerini në ikje e sipër i harroi rrugës këto parime të mëdha të Europës që aspirojnë shqiptarët, por që nuk ka aspak të bëjë më atë që thotë Mogerini në alibinë për qeverinë e kapur të Edi Ramës- theksoi Vasili.

Nga Petrit Vasili

Mogerini në ikje i bën qokën e fundit Edi Ramës !!

Federica Mogerini në ikje, flet për një Shqipëri që nuk ekziston.

Ajo habiti për keq shqiptarët duke dhënë fakte imagjinare në vend të të vërtetave, që ata i njohin mirë.

Së pari: Është e vërtetë se 63 % e shqiptarëve nuk e mbështesin reformen në drejtësi dhe nuk është aspak e vërtetë ajo që thotë Mogerini se 80% e shqiptarëve mbështesin atë.

Së dyti:Është e vërtetë, që Shqipëria e ka marre rekomandimin për hapjen e negociatave që në vitin 2016 dhe dhe jo vjet kur thotë Mogerini. Bile vjet Shqipërisë ju shtuan edhe 7 kushte të tjera.

Së treti:Është e vërtetë që reforma në drejtësi është dështim i plotë, Shqipëria është pa drejtësi, pa gjykatë kushtetuese dhe të lartë, me veting me dy standarte dhe me një KLGJ dhe KLP kur njerëz pa integritet deri dhe bashkëpuntorë të sigurimit janë pjesë e tyre dhe nuk është aspak e vërtetë ajo që thotë Mogerini se ajo është një histori suksesi për tu marrë shembull.

Së katërti:Është e vërtetë se Krimi mbretëron dhe korrupsioni ështe thelluar me 8 shkallë sipas Transparence Intenational dhe nuk është aspak e vërtetë ajo  që thotë Mogerini se korrupsioni është luftuar.

Së pesti: E vërtetë është që qeveria dhe kryeministri kanë dalë nga sistemi dhe kanë krijuar monizmin në parlament dhe në sistemin e drejtësisë dhe nuk është aspak e vërtetë ajo që thotë Mogerini se qeveria ka përmbushur detyrimet.

Së gjashti: Është e vërtetë që media është kapur nga qeveria dhe liria e medias sipas Reporterëve pa Kufi ka rënë me 8 shkallë.

Se shtati:Është e vërtete që Zgjedhjet e lira u shkatërruan nga krimi i organizuar dhe fajtorët nuk janë dënuar, dosjet 339 dhe 184 janë bllokuar dhe kriminelët në qeveri dhe jashtë saj livadhisin si duan.

Pse Mogerini ju largohet të vërtetave, përse i Mogerini i fsheh të vërtetat, përse Mogerini nuk i evidenton këto të vërteta?

Mogerini i habiti per keq sot shqiptaret.

Mogerini mbylli sot sytë edhe përpara raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit.

Parimet e Europës së Bashkuar kanë në themel zgjedhjet e lira e të ndershme, transparencën,
demokracinë funksionuese, shtetin e së drejtës, barazinë përpara ligjit, luftën pa kompromis ndaj krimit dhe korrupsionit ku qeveria ka dështuar në të gjitha.

Me sa duket Mogerini në ikje e sipër i harroi rrugës këto parime të mëdha të Europës që aspirojnë shqiptarët, por që nuk ka aspak të bëjë me atë që thotë Mogerini në alibinë për qeverinë e kapur të Edi Ramës.

Gjynah. Mogerini q një kohë e humbur kot për shqiptarët.