Skuadrat e kualifikuara në finalen e Kupës së Shqipërisë

443
Sigal

U luajtën pasditen e sotme ndeshjet e kthimit gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë, Tirana-Luftëtari dhe Skënderbeu-Kukësi.

Në kryeqytet, në stadiumin “Selman Stërmasi, Tirana fitoi ndaj Luftëtarit me rezultatin 5-3, në një ndeshje që prodhoi mjaft gola dhe spektakël.

Ndeshja e parë e luajtur në Gjirokastër kishte përfunduar pa gola dhe me rezultatin e përgjithshëm 5-3 janë bardheblutë ata të cilët sigurojnë biletën e finales.

Në Korçë, vendësit e Skënderbeut nuk arrijnë dot të përmbysin humbjen 2-1 të ndeshjes së parë me Kukësin.

Madje, kuksianët arrijnë të fitojnë edhe në transfertën korçare me shifrat 3-1, duke kaluar në finalen e 30 majit, ku përballë do të kenë Tiranën.