Petrit Vasili: “Minishengeni” ishte, është dhe mbetet alibi e tradhëtive të mëdha

434
Sigal

Nën-Kryetari i LSI-së Petrit Vasili ka reaguar për “Minishengenin” duke e cilësuar atë si një alibi të tradhëtive të mëdha ndaj Integrimit Europian.

Në një status në Facebook Vasili thekson se tradhëtia ndaj Integrimit Europian dhe tradhëtia ndaj Kosovës janë dy dimensionet e një tadhëtie historike të pajustifikueshme të Edi Ramës.

Mesazhi i plotë i Petrit Vasilit në Facebook:

“Minishengeni” ishte, eshte dhe mbetet alibi e tradhtive të mëdha!! I pështirë në formë dhe zgjyrë në përmbajtje, i vetëpagëzuari Minishengen është qartazi një alibi për tradhëtinë e Ramës dhe të tjerëve ndaj Integrimit Europian.

Të gjithë popujt e Ballkanit në mënyrë plebishitare kanë vendosur pa asnje dileme se e ardhmja e tyre e patjetërsueshme është Europa. Edi Ramës ja kanë lidhur duart interesat, që shohin vetem nga Lindja, ndërsa Integrimi Europian është një prishje skenarësh, hesapësh dhe llogarish për të.

Edi Rama është vendosur kundër të gjithë popullit, është në armiqësi të egër me popullin, sepse populli shqiptar ka vendosur integrimin në BE dhe jo vasalizimin ndaj interesave e nacionalizmave malinje shkatërruese serbe. Tradhtia ndaj Integrimit Europian dhe tradhëtia ndaj Kosoves janë dy dimensionet e një tradhtie historike pa asnjë shfajsim e justifikim të Edi Ramës. Se ç’bën Edi Rama në një tavolinë ku nuk është Kosova dhe flitet vetëm sllavisht, vetem një antishqiptar si ai e di. Minishengeni ishte, është dhe mbetet alibia e tradhtive të mëdha!!”