Partizani – Vllaznia/ Kalari: Dua një sforco të fundit nga lojtarët!

482
Sigal

Trajneri i përkohshëm, Reinaldo Kalari, ka folur për situatën e vështirë që po kalon Partizani.

Në një deklaratë për mediat, Kalari ka bërë thirrje për një sforco të fundit në mënyrë që të kuqtë të marrin rezultati pozitiv.

Ditën e diel në orën 16:00, Partizani pret në “Selman Stërmasi” skuadrën e Vllaznisë në ndeshjen e vlefshme për javën e 17-të në Kategorinë Superiore.

Të jemi realistë, nuk është një nga ato situatat e mira, pasi 3 humbje radhazi ndikojnë te skuadra psikologjikisht e moralisht, por jemi Partizani dhe brenda vetes sonë duhet të gjejmë forca për t’u ringritur dhe për të vazhduar kampionatin, për të shkuar aty ku i takon Partizanit.

Vllaznia është një skuadër që ka bërë mirë në transfertë këtë sezon, a do të ishte fitorja një “kartolinë” e mirë për ambientin?

Jemi koshientë për atë që ka bërë Vllaznia, sidomos në ndeshjet jashtë. E vlerësojmë maksimalisht këtë sfidë, për veten tonë në radhë të parë, sepse na duhen pikët për t’i bërë një mbyllje të mirë këtij fundviti. Për momentin mendojmë vetëm për atë që duhet të bëjmë ne dhe jo për atë që ka bërë Vllaznia apo çfarë do bëjë nesër. Ne na duhet që t’i imponojmë kundërshtarit lojën tonë dhe ishalla të marrim 3 pikët.

Tre humbje radhazi kanë trazuar jo pak situatën në klubin e Partizanit, që tani e shes veten vetëm në vendin e 5-të me 25 pikë të grumbulluara dhe 5 më pak sesa Kukësi që mban vendin e parë të renditjes.