Meta: Holanda, e rëndësishme për të ardhmen europiane të Shqipërisë

444
Sigal

Presidenti Ilir Meta, ishte sot i pranishëm në Ambasadën e Holandës, për nder të Ditës së Mbretit.

Meta shprehu kënaqësinë e tij për pritjen e organizuar, duke e cilësuar një vend shumë të rëndësishëm për Europën dhe të ardhmen europiane të Shqipërisë.

“Kënaqësi të merrja pjesë sot në pritjen e organizuar me rastin e Ditës së Mbretit nga ambasada e Holandës, një vend mjaft i rëndësishëm për Europën dhe të ardhmen tonë europiane.

Me interes pashë ekspozitën e fëmijëve shqiptarë me piktura, me rastin e 350-vjetorit të ndarjes nga jeta të Rembrandtit.

I lumtur të merrja dhuratë një libër për Johan Cruijff-in, idhullin e fëmijërisë time, aq më tepër tani që Ajax-i po rikthehet si atëherë.”, shkruan Meta në profilin e tij në facebook.