Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili thotë se rezoluta e PPE-së certifikoi Ramën ndërkombëtarisht si manipulatori i votës. Në një intervistë, Vasili thotë se më 11 maj qytetarët duhet të largojnë Ramën dhe me të i japin fund dhe kohës së banditëve në pushtet.
‘Edi Rama është certifikuar ndërkombëtarisht si manipulator i votës. Mobilizon të gjithë mekanizmat kriminale, manipuluese e shpërdoruese të mekanizmave shtetërorë. Dhe kjo është e certifikuar botërisht. Me rezolutën e PPE-së Rama është damkosur si armik i votës e çdo tentativë rëndon pozicionin e tij.
Ai është një mik i McGonigalëve, i Sinaloas dhe çdo lloj krimineli, qoftë atij ordiner, qoftë i krimit të organizuar. Ky bandit është në krye të qeverisë shqiptare edhe për pak ditë.
Pozitive është fakti se edhe mbështetja ndërkombëtare e siguruar nga Rama me para të pista është rrënuar. Besoj se cdo tentativë e Ramës të cënojë votën e rëndon dhe diskretiton. Qytetarët duhet ta largojnë dhe të vendosin njerëz që tremben
Me 11 maj me largimin e Ramës merr fund koha e banditëve në pushtet” thotë Vasili në një intervistë për Bled Marku.
Vasili bën thirrje qytetarëve të votojnë koalicionin PD – ASHM për të ndryshuar Shqipërinë.
“Rama është sharlatan. Është modeli më i neveritshëm që është ulur në karrigen e kryeministrit. Ky duhet përzënë sa më parë në 11 maj”