Petrit Vasili: KryeDelenxhiu u jep spiunë dhe jo paga më të larta mjekëve

Pas deklaratë së ditës së sotme të kryeministrit Rama, ku tha se në spitale do të punësohen njerëz për të “mbikqyryr” punët në spitale ka ardhur dhe reagimi i nënkryetarit të LSI-së, Petrit Vasili.

“Rama i quajti heronj mjekët dhe infermierët dhe tani që mendon se e hodhi hallin po vë spiunë anë e mbanë që ti ndjekin këmba këmbës për ti spiunuar po të njejtët heronj.”,- është shprehur Vasili me anë të një postimi të shpërndarë në faqen e tij zyrtare në ‘Facebook’.

NOA

Reagimi i plotë i Petrit Vasilit: 

KryeDelenxhiu u jep spiunë dhe jo paga më të larta mjekëve!

Pasi Rama e vodhi dhe e shkretoi shëndetësinë me koncesione qindra milionëshe.

Pasi e ropi dhe e griu me tendera sekretë, që nuk kursyen as Pandeminë kur njerëzit vdisnin me mijëra.

Pasi i përdori mjekët dhe infermierët për propagandë të qelbur sot Rama do të mbushë shëndetësinë me spiunë ordinerë.

Rama i quajti heronj mjekët dhe infermierët dhe tani që mendon se e hodhi hallin po vë spiunë anë e mbanë që ti ndjekin këmba këmbës për ti spiunuar po të njejtët heronj.

Rama shkatërroi shëndetësinë kryq e themel, i bëri mijëra mjekë e infermierë të ikin nga Shqipëria dhe krimi i tij s’ka nevojë për spiun se flet vetë por Drejtësia me Regji nuk vepron ndaj tij dhe ministrave të tij.

Lexojeni çfare ka deklaruar sot ky Rama për rilindjen e spiunëve më keq se Partia e Punës dhe përbuzeni këtë delenxhi. Ja çfare tha Rama sot:

“Kjo është arsyeja që edhe në spitale do të shtrijmë deri në fund, si në të gjitha institucionet, rrjetin e individëve që do të jenë aty vetëm për këtë punë, për të ndarë dhe për të kontribuar në ndarjen e të njomit nga i thati”, tha Rama.