Petrit Vasili i drejtohet Ramës: Përballu me përgjegjësitë e tua! Situata me pandeminë në momentin e saj më kritik

193
Sigal

Përmes një deklarate për mediat, kryetari i LSI-së Petrit Vasili u shpreh se situata me pandeminë në vend është në momentin e saj më kritik.

Vasili shënjestroi kryeministrin Rama dhe tha se në vend që të marrë masa për shqiptarët, të ketë strategjinë e duhur, ai ka konsumuar një tradhti kombëtare të mirëmenduar dhe të mirëpërcaktuar, duke dashur të drejtojë Shqipërinë në ato botë, të cilët Shqipëria i ka refuzuar gjithmonë.

Deklarata e plotë
“Të nderuar qytetare dhe qytetarë,
Situata me Covid-in është në një moment shumë kritik të saj. Jo më larg se dje numri i rasteve ka qenë afro 900, numri më i lartë në 11 muaj pandemi.

Është fare e qartë për të gjithë që këtu, më shumë se çdo gjë tjetër, kërkohet ndihma dhe mbështetja e shtetit, dhe organizimi, gjë që nuk po duket gjëkundi.

Çorganizimi, kaosi dhe vetëm e vetëm propaganda janë ato që kanë dominuar nga e para deri në fund të situatës. Qytetarët kanë mbetur në një pozicion shumë të vështirë, dhe momenti i infektimit me Covid do të thotë njëherazi një problem shumë i madh shëndetësor, por edhe një katastrofë e vërtetë ekonomike, pasi qindra mijëra lekë u duhet të shpenzojnë shqiptarët pa u mbështetur asnjë qindarkë te vetme nga qeveria e tyre.

Megjithatë, më mirë se çdo gjë tjetër, më mirë se fjalët e mia, këtë e ilustrojnë fjalët e qytetarëve, e pensionistëve të shkretë, të cilët torturohen më një vështirësi që vetëm fjalët e tyre mund t përshkruajnë.

Ju lutem të ndjekim bashkë një video, dëshminë e një qytetari të moshuar, i cili po përballet me vështirësitë ekstreme të përballimit të pandemisë.
Ju lutem të ndjekim videon së bashku: (VIDEO)
Pra të nderuar qytetarë, vetëm një pensionist është detyruar të paguajë 700 mijë lek të paktën vetëm për gruan, bashkëshorten e tij e nuk ka më para për të kuruar veten e tij. Kjo dëshmi nuk ka nevojë për komente të gjata. Kjo është situata e përditshme e mijëra shqiptarëve, që infektohen me Covid dhe historitë me vaksina, ku vihet një trastë vaksine që nuk dihet nga vijnë, të cilat të sorollaten me javë të tëra duke aplikuar nga 20-30 në ditë e ku shqiptari i fundit do të duhet të presë deri në dy vjet për të marrë vaksinën, janë një histori fillim-mbarim propagandistike, e përditshme e shqiptarëve është kjo përballje me virusin dhe me pandeminë në mënyrën më të vështirë, më ekstreme dhe më kritike.
Në vend që të marrë gjithë këto masa për shqiptarët, të përballojë pandeminë ,të ketë strategjinë e duhur, të sigurojë gjithë barnat, ti ndihmojë financiarisht e ti mbështesë shqiptarët, të cilët paguajnë qindra e mijëra lekë për injeksione, për oksigjen, për barnat që u duhen, Edi Rama nuk bëri asgjë tjetër, veçse shpiku sebepin e ri për të sulmuar Evropën, për ti treguar asaj vendin, në shërbim të strategjisë së tij të zezë anti-evropiane, për ti izoluar shqiptarët, duke i treguar atyre që atij Evropa nuk i intereson, që Evropa nuk e do. Duke konsumuar një tradhti kombëtare të mirë menduar dhe të mirë përcaktuar, duke dashur të drejtojë Shqipërinë në ato botë, të cilët Shqipëria i ka refuzuar gjithmonë.
Ka vetëm një të ardhme për Shqipërinë, të cilën shqiptarët e kanë zgjidhur pa asnjë mëdyshje, pa asnjë hezitim, që është Evropa dhe të gjithë drejtimet e tjera janë drejtime të errëta për Edi Ramën, por jo për shqiptarët.
Edi Rama përballu me përgjegjësitë e tua! Boll i izolove shqiptarët! Boll ua bërë jetën atyre të zezë, fundi yt është i përcaktuar pasi shqiptarët kanë zgjedhur të jetojnë të lirë dhe të jetojnë si evropianë dhe të shkojnë në Evropë. Gjithçka tjetër është në shërbim vetëm të interesave të zeza që nuk kanë të bëjnë aspak me interesat e shqiptarëve.
Faleminderit të gjithëve.