Kokaina me vlerë 100 mln euro në Greqi, shqiptarët morën shtëpi me qira për të shkëmbyer mallin me kroatët, por…

255
Sigal

Ngarkesa me kokainë në Greqi, shqiptarët morën shtëpi me qira për të shkëmbyer mallin me kroatët

Zbulohen detaje të reja për ngarkesën me kokainë të kapur në Greqi. DEA Amerikane kishte marrë informacion për drogën që kishte mbërritur me kontenier nga Amerika Latine.

Operacioni është zhvilluar ne një banesë në Selanik, të marrë me qira përmes platformës Airbnb. Dy shqiptarët janë kapur gjatë kohës që po zhvillonin takim me dy kroatët, njëri prej të cilëve arriti të arratisej teksa u hodh nga ballkoni.

Kroatet ndodheshin në Selanik prej mesit të Janarit. Kroati që u arratis u hodh nga lartësi 10-15 metra.

Të arrestuarit rezultojnë pa precedentë penale. Dy shqiptarët, njëri prej të cilëve me pasaportë greke, rezultojnë sipërmarrës në fushën e hotelerisë në ishullin grek të Rodos. Kokaina e sekuestruar ishte e pastër dhe nëse përzihej fitimi do të trefishohej duke shkuar deri në 100 mln euro.

Policia dyshon se një ngarkesë e dytë po bëhej gati të vinte nga Amerika Latine, por tashmë kjo gjë pritet të anulohet pas arrestimit të drejtuesve të grupit.