Rustem Peçin: Takimi qeveritar ‘Partizanë’-‘Ballistë’, tentativë e dështuar  për përçarjen e veteranëve të luftës

536
Sigal

Ekskluzive e “Telegraf” me Rustem Peçin, kreun e Komitetit Kombëtar të Veteranëve të Luftës. Përplasjet me qeverinë për qëndrimin ndaj luftës Nacional-Çlirimtare, refuzimi praktikës së dekorimit të 1000 veteranëve të luftës dhe kulisat zyrtare për të përçarë Organizatën e Veteranëve të Luftës

Takimi mes përfaqësuesve të veteranëve të luftës dhe të të përndjekurve politik në fillim viti, organizim zyrtar me pjesëmarrjen dhe të Kryeministrit të Shqipërisë në fillim vitin 2015 nuk ka qenë rrjedhë normale, por një sforco, një fasadë, një veprim i përgatitur nga shtetarë aktualë e deputetë, duke anashkaluar qëndrimin zyrtar të Komitetit Kombëtar të Veteranëve të Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare. Dhe duartrokitjet e ‘palëve’ në këtë takim, kanë qenë pjesë e kësaj fasade, prapa së cilës qëndrojnë kundërshtime të hershme të Komitetit të Veteranëve me qeveritarët aktualë lidhur me qëndrimin ndaj luftës, mënyrën e organizimit të aktiviteteve me rastin e 70 vjetorit të çlirimit, dekorimin që Ministria e Mbrojtjes ndërmori për 1000 veteranët në këtë kuadër që nuk miratohet nga Komiteti i Veteranëve, e disa problem të tjera!!! Këtë e konfirmon ekskluzivisht në intervistën e dhënë për gazetën “Telegraf” Rustem Peçi, kreu i Komitetit Kombëtar të Veteranëve të Luftës Antifashistë Nacional-Çlirimtare…. Në të vërtetë, edhe pse pranon hapur kontradiktat me Ministrinë e Mbrojtjes e qeverinë lidhur me sa më sipër, kur vjen puna tek ‘të vetët’, ata që përkundër vendimit zyrtar të Komitetit të Veteranëve, ‘u gënjyen’ nga telefonatat individuale dhe u gjendën në takimin zyrtar mes ‘partizanëve’ e ‘ballistëve’, Rustem Peçi, teksa thekson se është ‘veprim individual;, lë të kuptosh se ka një problem dhe mes tyre që ndoshta në ditët në vazhdim do të kristalizohet më qartë… Në takimin e mësipërm ku kishte ish-partizanë të luftës, të persekutuar e ish-të përndjekur, trashëgimtarë të Ballit apo organizatave e grupimeve të tjera politike të anatemua nga sistemi socialist për dekada, ku ishin deputetët Pirro Lutaj, Alfred Peza, gjeneral Rrahman Parllaku, Kryeministri i vendit, ishin ndër të tjerë dhe funksionarë të lartë apo të zgjedhur të Komitetit Kombëtar të Veteranëve të Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare si Sevo Tarifa, Xhaferr Peçi, Ndreko Çabeli, Selim Pira, etj….

Zoti Rustem! Fillimviti 2015, nisi me një aktivitet të veçantë zyrtar ku pati përfaqësues nga ish-të përndjekurit politik, deputetë, përfaqësues të Komitetit Kombëtar të Veteranëve të Luftës që ju drejtoni, që objekt kishte mirënjohjen ndaj qeverisë për premtimin e mbajtur për dhënien e dëmshpërblimeve për veteranët e ish të përndjekurit…?

-Po, more po. Është bërë një takim i tillë ku pati aty jo vetëm ato që thoni ju, por dhe pinjollë të Ballit të dikurshëm, legalistë të Ahmet Zogut që në luftë ishin bashkëpunëtorë të pushtuesve e që në çlirim, ja mbathën bashkë me ‘ta e ikën nga Shqipëria. E bashkë, me ata kishte aty dhe ‘viktima’ nga ne, ish-partizanë që dikur morën plagë në front nga pushtues e kolaborcionistë, që duartrokitën së bashku në atë takim që thoni ju… Dhe besoj që dhe për ju, në dukje, qe një spektakël. Por në të vërtetë, qe një stisje që nuk përputhet me realitetin…

Të jemi më të qartë. Ju, si titullar i Komitetit Kombëtar të Veteranëve të Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare, nuk ishit aty, por përfaqësues të këtij organizmi, funksionarë a drejtues të tij ishin… Ja bie fjala, ishin Sevo Tarifa, Xhaferr Peçi, Ndreko Çabeli, Selim Pira, etj….?

-Në atë takim, nuk ka pas anjë përfaqësues të Organizatës të Veteranëve të Luftës. Kjo, për shumë arsye që do u a shpjegoj ju në vazhdim, por dhe për qytetarët, për të mësuar të vërtetën. Së pari, ne so Organizatë e LANÇ-it kemi një Statut, mbi të cilin bazohet gjithë aktiviteti jonë. Në Nenin 20 të këtij Statuti, midis të tjerave thuhet:”Në marrëdhënie me institucione të ndryshme, Organizata e Veteranëve të LANÇ, përfaqësohet nga Kryetari dhe Sekretari i Përgjithshëm ose nga përfaqësues të autorizuar prej tyre!”. Pra unë nuk kam qenë në këtë takim, Sekretari i Përgjithshëm nuk ka qenë. Ndërsa asnjëri prej atyre që ishin atu, nuk kishte autorizimin tonë. Ka dhe shkaqe të tjera, të cilat lidhen me faktin se ne si Organizatë, morëm një vendim se ishim kundër dhe nuk do të merrnim pjesë në këtë takim. Pra, ftesës që na bënë ne iu përgjigjëm se nuk do të merrnim pjesë, duke renditur dhe arsyet… Këtu, nisi makinacioni qeveritar, dirigjuar nga titullarët e Ministrisë së Mbrojtjes, e disa deputetë të majtë, duke bërë telefonata selektive tek anëtarë të Organizatës së LANÇ, ku shumica nuk kishin dijeni për vendimin tonë, apo dhe u gënjyen apo ranë në këtë grackë…. Pra, vajtën disa që nuk përfaqësojnë Organizatën e LANÇ…

Më konkretisht ju lutem?

-Po. Prej kohësh nga qeveria, Organizata e Veteranëve të LANÇ, është parë me ‘sy shtrembër’. Duke ditur se kjo shtresë, ka qenë dhe mbetet mbështetje e sigurtë e alternativës së majtë, ata e kanë parë si hambar votash, por jo si kategori që duhet vlerësuar e trajtuar në bazë të ligjeve të vendit. Mbi të gjitha, kanë tentuar dhe në fakt kanë vepruar në mënyre të vazhdueshme, duke lënë në hije vetë luftën Nacional-Çlirimtare duke filluar nga vlerësimi i figurave të dyshimta apo hapur bashkëpunëtorë të fashizmit, kolaobarcionistësh, që në fakt lufta, historia i ka renditur në kampin e të humburve e të mëkatarëve ndaj Shqipërisë e Shqiptarëve. Kjo u pa dukshëm dhe në festimet e 70 vjetorit të çlirimit të vendit… U arrit deri atje, sa duke vlerësuar figura të tilla si Ahmet Zogu, qëllimisht, u la në hije lufta, heronjtë, dëshmorët e saj e partizanët që u vranë apo gjymtuan në këtë luftë që e renditi Shqipërinë në kampin e fitimtarëve. Ne, kurrsesi nuk u pajtuam dhe nuk do pajtohemi kurrë me këtë qëndrim…. Po të kthehemi tek takimi, po them i ‘famshëm’ midis ‘partizanëve’ e ‘ballistëve’, pasi aty u reflektua dhe një herë qartë demagogjia për ‘dashurinë’ e shtetarëve të sotshëm për luftën e dëshmorët e saj…

Pse refuzuar takimin dhe shkaqet?

-Me takimin është marr Ministria e Mbrojtjes, titullarja dhe Sekretari i Përgjithshëm, që në fakt, për ne, ata, me mënyrën si sillen, nuk i lidh gjë me LANÇ-in. Më kontakton Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mbrojtjes dhe më fton për një takim ku do të ishte dhe Kryeministri, ai takim me veteranët,  siç përflitet, takim mes ‘partizanëve’ e ‘ballistëve’. I them prerë se nuk marrim pjesë, duke shtuar dhe arsyet. I themë se nuk jemi kundër këtyre takimeve ‘paqeje’ midis atyre që u gjymtuan në luftë  dhe pinjollëve të atyre që ishin në një front me pushtuesit dhe përdorën armët kundër bashkëkombasve. Jo se ata, pra këta të fundit, janë fajtorët direkt, por falsiteti i vetë takimit, për të thënë se, ja, arritëm të bashkojmë ‘kundërshtarët historikë’ , thjeshtë për show, është në dëm të së vërtetës… Për më tepër, kur ne të duartrokisnim vendimet e qeverisë për shpërblimet, a këstet ditore, javore, mujore, vjetore të ish të përndjekurve, ndërkohë që për veteranët e luftës, qeveria e majtë, nuk ka mbajtur asnjë premtim të fushatës, duke filluar që nga rikthimi i disa të drejtave që kishin e që ua hoqi padrejtësish qeverisja e Berishës, deri tek neglizhimi i simboleve të luftës, tallja me gjoja 1000 të falënderuarit nga Zonja Kodheli si veteranë, mosinteresim për varret e dëshmorëve, ndërkohë që kolobarcionistëve u ngritën përmendore. Po a e dini se kur qeveriste Berisha, me një vendim i bëri veteranë dhe ata që luftuan në front, partizanët, dhe ata që kthyen armë, kolaborcionistët që bashkëpunuan me pushtuesit!?. Për ne, kjo ka qenë e mbetet e papranueshme, dhe pse qeverisja me qëllim, neglizhencë apo me dashje, po i shërben këtij fakti që është në kundërshtim të plotë me të vërtetën historike.  Refuzimi zyrtar i Organizatës së LANÇ, bëri që Drejtuesit e Ministrisë së Mbrojtjes, të zbatonin skenarin tjetër, atë të përçarjes së Organizatës sonë, me qëllim realizimin dhe të atij takimi që po flasim…

Si u realizua ky skenar?

-Veteranë të LANÇ, mes tyre dhe pjesëtarë të forumeve tona, u është telefona në shtëpi duke i ftuar në një takim të veteranëve me Kryemninistrin… Dikush nga mos e njohur mirë situatën, dikush nga mos vlerësimi, dikush dhe nga padija, ishte në këtë takim. Aty panë realitetin dhe kanë reagur besoj, e do të reagojnë…

Do të thotë që ‘tradhtarët’ do të mbajnë përgjegjësi?!

-Ata janë ish-partizanë dhe personalitete me kontribute në luftë e rindërtimin e Shqipërisë dhe jo pjesë e makinacioneve të politikanëve e politikës së ditës. Gjithçka në organizatën tonë analizohet në bazë të statutit, e askujt nuk i mohohet e drejta e aktivitetit të lirë…

Në këtë takim ishte dhe gjeneral Rrahman Parllaku, kreu o Organizatës tjetër të Veteranëve….?

-Është e drejta e tij të shkojë atje ku e ka gjetur dhe e gjejnë veten, si përfaqësues i aq veteranëve që ai përfaqëson. Rrahmani ka luftuar vetë, e di luftën, por unë e të tjerë, përfshi ish-partizanët nuk jemi dakord me deklarimin e tij publik në medie, se “… Lufta Nacional-Çlirimtare, mund të bëhej dhe pa shtab, pa komandantë…”, etj… Nuk mund të mohojë rolin e Komandantit të Luftës, shokëve të tij, që disa si komandantë e komisarë trima ranë në betejë nga plumbat e pushtuesve dhe etërit e disa pinjollëve që u bashkuan me pushtuesin, ku pasardhës të tyre, duartrokisnin në atë takim që bënë në fillim viti… Ne kemi shkruar në gazetën tonë e do të shkruajmë kundër çdo pseudo argumenti të kujtdo që tenton të përbaltë luftën… Po të kthehemi aty ku e lamë më lart… Fola për qëndrimin zyrtar dhe ne kemi pretendimet tona, sigurisht dhe qëndrimet tona lidhur me qëndrimin zyrtar, shpesh jo dashamirës, për të mos thënë keqdashëm të personave a grupeve të ndryshme që janë në kupolat politike të së majtës e në qeverisjen e saj, që thjeshtë, janë shqetësimi serioz i joni si Organizatë e LANÇ, pasi lidhen me qëndrimin ndaj luftës heroike Nacional-Çlirimtare, drejtuesve të saj…

Disa nga këto?

Së pari, tendenca për lënien në hije të vetë luftës në kuadrin e festimeve të 70 vjetorit të Pavarësisë. Që nga porosia qeveritare nga qendra “…të flitet për luftën Nacioanal-Çlirimtare, por të evitohet në maksimum përmendja e Enver Hoxhës së Komandant i Përgjithshëm”, tek lëmnia në ditë të hallit të varreve të heronjve e dëshmorëve. Së dyti, tek buja e madhe me dekorime e zhurmë të tradhtarëve të Kombit si Ahmet Zogu! Dhe kjo, për Organizatën e LANÇ është e qëllimshme se: Duke lartësuar Ahmet Zogun, mbeten në hije lufta e heronjtë që dhanë jetën për çlirimin e vendit. Ahmet Zogun e ka damkosur historia me damkën e tradhtarit. Jo përmendore e dekorime ti japin atij, dje, sot por dhe nesër, ai ishte deh mbetet tradhtar. Historinë nuk mund ta ndryshojnë dot politikanët pa bosht… Së treti, tek 1000 dekorimet e Kodhelit për ‘veteranët’ me rastin e 70 vjetorit të çlirimit të vendit…

Qëndrojmë pak këtu, nëse jam i saktë, keni deklaruar se ju si Organizatë e LANÇ nuk i njihni këto dekorime, apo diçka të tillë?

-Kemi kundërshtuar këtë mënyrë të vepruari, pasi më tepër se sa vlerësuese, stimuluese, për ne është fyese… Ja pse. E para, nuk janë dekorime por…mirënjohje… Ne këmbëngulëm e argumentuam se nuk është e drejtë të vetmohen veteranët, por tu jepej të gjithë atyre që ishin realisht në luftë e dhanë kontribut real për ‘të. A e dini “Mirënjohjen” e Kodhelit e kanë marrë dhe ata që ishin fshehur ‘ferrave’ apo ishin në një formacion me fashistët. Pra, si mund ta pranojmë këtë ne si Organizatë e Veteranëve të LANÇ-it!? Asnjëherë. E përsëris, që askush nuk mund të nëpërkëmbë luftën e partizanët, se ishte lufta dhe 28 mijë bij e bija të popullit që luftuan me armë në dorë e dhanë jetën për çlirimin e vendit.

Mos jeni, si i thonë ‘majë më majë’ me qeverisjen aktuale?

-Nuk mund ta quash kështu, por situata nuk është e mirë, e kam fjalën për vlerësimin e qëndrimin zyrtar ndaj luftës e partizanëve. Përmenda pak më parë, se me status, organizata jonë, është e depolitizuar. Por realisht, anëtarësia jonë është e majtë. Dhe nuk jemi pak… Shto këtu familjarë e vëllazëri. Pra, jemi të organizuar, kemi një peshë elektorale të konsiderueshme dhe përcaktuese… Këtë e dinë politikanët tanë shumë mirë…

Mos po thoni se një pjesë e zhgënjimit, sa folëm më sipër, nga qeverisja aktuale, mund të reflektohet dhe në votë në zgjedhjet qe vijnë?

-Eksperienca e tranzicionit të gjatë 25 vjeçar në Shqipëri, ka treguar se veteranët e luftës, krahas forcave progresive, kanë dhënë e do të japin kontributin e tyre për demokracinë, lirinë e përparimin e vendit, për një Shqipëri më të mirë për brezat që vijnë, që ishte dhe ideali i atyre që rrokën armët e dolën në luftë kundër pushtuesve. Por fatkeqësisht, ky kontribut i veteranëve të luftës, familjarëve të tyre, është shpërdoruar nga politika. Fatkeqësish dhe nga e majta. Partizanët që janë gjallë, nuk kanë pritur e presin nderim e respekt, mirënjohje apo dhe trajtim dinjitoz nga një qeverisje e djathtë ku ligjin e bëjnë kuislingët, ata që bashkëpunuan me pushtuesin kundër tyre në luftën Nacional-Çlirimtar, siç dhe ka ndodhur në pjesën më të madhe të tranzicionit. Por kur dhe qeverisja e majtë manifeston jo pak qëndrime nënvleftësuese, deri diku dhe fyese e denigruese për luftën e luftëtarët, duke bërë kuislingët heronj, duke shtrembëruar historinë për qëllime e interesa të ngushta dite, është e pafalshme…

Ka ikur ajo kohë kur veteranët shikoheshin si ‘parcelë’ e begatë për të ‘korrur’ vota e për të hipur në karrigen e pushtetit, nga ku, u kthen menjëherë shpinën. Reagimi do të jetë i ashpër edhe konkret… E theksoj, se këtë, duhet ta ketë të qartë kushdo… Për më tepër, dhe ato persona që sot janë në pushtet e nuk kanë asnjë lidhje me vetë të majtën.

Keni emra konkret?

-Nuk dua të ndalem në emra, pasi nuk janë pak, por nuk është vendi mendoj. Për ne është e rëndësishme e kryesore, politika zyrtare ndaj luftës, veteranëve të saj, dëshmorëve, heronjve, ish-partizanëve, pasardhësve, familjeve të tyre. Veteranët e luftës nuk kërkojnë lëmoshë, por dinjitetin që e kanë fituar me gjak në luftë dhe e kanë ruajtuar e ua kanë afruar brezave me fisnikëri e atdhedashuri…

Përflitet që kjo ftohje me politikën zyrtare ka vajtur e ka krijuar së fundi shqetësim dhe në kupolat e partive qeverisëse e në ekzekutiv dhe se kërkohen kontakte me Ju…?

-Ju fola për një realitet që duket e nuk mund të fshihet, për një situatë jo normale, që ndonëse nuk është aspak e tillë për fajin tonë, mbetet shqetësuese. Sigurisht që kjo ftohje, i ‘ngrinë’ dhe qeveritarët, jo për merakun për ne, por për ‘dashurinë’ që kanë me  karriket, të cilat nuk duan ti lëshojnë. Kam pasur telefonata dhe këto kohë, nga ministra, por disa dhe i kam mbyllur. Ne kemi pjekurinë dhe përgjegjësinë para të vrarëve në luftë, atyre që jetojnë, familjarëve të tyre, për të bërë atë që duhet bërë, për të mos lejuar më tej nëpërkëmbjen. Nuk joshemi nga persona me pushtet që kanë dhënë prova se nuk i djeg malli për veteranët, pasi këtë e kanë treguar, por për veten e tyre. Nuk jemi të kulimave, por të hapur dhe kërkojmë të bëhet më mirë, për të gjithë ne, shqiptarët që po rrobëtohemi 25 vite nga një politikë dhe politikanë të mbrapshtë… A e lemë për sot këtu e vazhdojmë një ditë tjetër?

Dakort dhe faleminderit!

DEKLARIME

-Takimi zyrtar i fillim vitit 2015 me “veteranët”, (ata të luftës dhe ish të persekutuar politik) ku mori pjesë dhe kreu i Ekzekutivit nuk u pranua nga Organizata e Veteranëve të LANÇ, pasi ishte show për kapital politik.

-Pjesmarrja e disa të zgjedhurve të LANÇ-it në këtë takim, ishte pjesë e diversionit të iniciuar nga titullarja e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Sekretarit të Përgjithshëm të saj dhe 2-3 deputetëve

-Dekorimi e vlerësimi zyrtar i tradhtarit Ahmet Zogu për 70 vjetorin e çlirimit ishte i qëllimshëm për të lënë në hije LANÇ, heronjtë dhe dëshmorët.

-Kemi kundërshtuar dekorimin (Certifikatat e Mirënjohjes) për 1000 veteranë, pasi krahas luftëtarëve të vërtetë, janë vlerësuar dhe bashkëpunëtorë të fashizmit. Kërkuam që të vlerësoheshin të gjithë ish partizanët, por nuk u mor në konsideratë.

-Qëndrimi zyrtar ndaj veteranëve të luftës ka krijuar pakënaqësi tek Organizata e Veteranëve të LANÇ, familjarë e të afërm të dëshmorëve, heronjve e partizanëve që do ketë dhe pasoja.

-Politikanët e majtë që ‘volën’ për vota 25 vite veteranët e luftës, të harrojë se do ta kenë më një shans të tillë.

-Nuk do të ketë pazare me shtetin që prekin dinjitetin e luftës për liri e protagonistëve të saj.