Petrit Vasili: Hanh lan duart si Ponç Pilati dhe kujtohet për dialogun politik!?

509
Sigal

Nga Petrit Vasili: 

Hanh lan duart si Ponç Pilati dhe kujtohet për dialogun politik!?

Askush në Europë, por edhe në Shqipëri nuk kishte asnjë dilemë që pa një dialog politik të qendruëshëm, të sinqertë dhe vizionar në Shqipëri nuk do të kishte përparim të saj drejt BE.

Ndërkohë që situata rëndohej përditë për shkak të kapjes së shtetit nga rilindja, kriminalizimit të zgjedhjeve dhe korrupsionit të frikshëm ku PPP po shkatërrojnë çdo qelizë ekonomike Hanh dhe ca të tjerë kishin preokupacion prishjen e kërpudhës së Edi Ramës tek kryeministria.

Në vend të qendrimit të rreptë kritik ndaj shpartallimit të shtetit Hanh duartrokiste për reformën që po shpartallonte drejtësinë.

Në vend të kërkonte që Parlamenti të kthehej në një institucion kontrolli ndaj qeverisë Hanh shante opozitën më keq se Edi Rama.

Në vend që të ngrinte mekanizma kontrolli për zbatimin skandaloz të reformës në drejtësi, përkundrazi përmes Euralius i krijuan të gjitha mundësitë që drejtësia të kapej totalisht nga rilindja dhe sot mbi 80% e shqiptarëve nuk kanë asnjë besim tek ajo.

Në vend të shqetësohej për rëndimin ekstrem të situatës pas largimit të opozites nga parlamenti Hanh dhe ca të tjerë të BE në Tiranë përqafoheshin e flisnin për gjoja opozitën e re që merr zero vota në Shqipëri.

Në vend të shqetesoheshin për korrupsionin e tmerrshëm në mes të Tiranës ku një cm rrugë e Edi Ramës është më e shtrenjtë se floriri Hanh komentonte kapsollat e dhjetra mijëra qytetarëve në protestë.

Sot Hanh ka zgjedhur të kthehet në Ponç Pilatin e kohëve moderne dhe ka filluar e flet për dialogun politik të munguar në Shqipëri.

Kushdo mendon se ky Hanh është në ditën e parë të detyrës, kur në fakt është në fundin e disa vitëve, kur nuk ka punuar për dialogun politik në Shqipëri por për pandëshkueshmërinë dhe përkrahjen e dyshimtë dhe të errët të Edi Ramës.

Hanh përfundimisht edhe si Ponç Pilat është shumë vonë.

Ai dhe ca të tjerë si ai, në BE-në e Brukselit dhe ca më keq të BE-së së Tiranës, zhbënë edhe rekomandimi e parë dhe historik të 9 nentorit 2016 për hapjen e negociatave, i cili u mor falë votimit me 140 vota të reformës në drejtësi.

Ja çfarë thotë sot Hanh alias Ponç Pilati:

“Për Shqipërinë tani për fat të keq në plan të parë janë problemet, kjo pasi opozita nuk është në parlament, qeveria ka vshtirësi për të udhëhequr dialogun dhe se ka një procedurë për shkarkimin e persidentit. Natyrisht vendet anëtare të BE gjithashtu vlersojnë situatën e përgjithshme politike në një shtet”,- tha ai.