Petrit Vasili: “Gjynah që i çojnë dëm gjithë ato lekë, se rrugën e gjërave nuk e ndryshojnë dot”

517
Sigal

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, shprehet se deklaratat sporadike që vijnë nga ndonjë deputet i huaj në mbështetje të zgjedhjeve pa opozitë, janë pasojë e lobimit të Rilindjes.
Në një postim në Facebook ai shprehet se është më mirë që këto para, Rilindja t’i japë për të varfrit. Gjithashtu, Vasili paralajmëron dhe deklarata të rënda që do t’u vënë vulën zhvillimeve politike në Shqipëri.
Postimi i plotë i Petrit Vasilit:
“U grinë duke dhënë lekë këta të rilindjes për të blerë ndonjë deklaratë ambulante të ndonjë deputeti të huaj lart e poshtë për zgjedhjet e vdekura të 30 qershorit. Gjynah që i çojnë dëm gjithë ato lekë, se rrugën e gjërave nuk e ndryshojnë dot.
Më mirë të ndihmonin ndonjë të varfër se sa gënjejnë kot veten, se asnjë shqiptar nuk gënjehet fare. Sa për deklaratat… ato të rëndat, që edhe ju vënë vulën gjërave të presin fare fare pak dhe do t’i dëgjojnë….”.