Petrit Vasili: Edi Rama mori 108 shuplaka në Holandë, Ramush Haradinaj mori 105 duartrokitje!!!

525
Sigal

Ish-kreu i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka reaguar me anë të një statusi në Facebook, ku shprehet se Edi Rama mori 108 shuplaka në Holandë, Ramush Haradinaj mori 105 duartrokitje!!!

Sipas Vasilit, një batalion budallenjsh të qeverisë, të medias pa atdhe dhe të injorancës, që lemeris dynjanë po komentojnë Holandën politike dhe vendimin e saj për vizat e Shqipërisë dhe për 108 votat e saj për këtë vendim.

Postimi i plotë

Edi Rama mori 108 shuplaka në Holandë, Ramush Haradinaj mori 105 duartrokitje!!!
Një batalion budallenjsh të qeverisë, të medias pa atdhe dhe të injorancës, që lemeris dynjanë po komentojnë Holandën politike dhe vendimin e saj për vizat e Shqipërisë dhe për 108 votat e saj për këtë vendim.
Po na tregojnë për ekstremistët, racistët, armiqtë holandeze, që kanë probleme mes vedi dhe në fund e hëngri qeveria e Edi Ramës.
Por po këta holandezë të po atij parlamenti me 105 vota votuan për vizat në favor të Kosovës dhe kundër kërkesës për të penguar liberalizimin e vizave të saj.
Është e qartë!!
Qeveria e Edi Ramës mori 108 shuplaka në parlamentin Holandez, ndërsa qeveria e Ramush Haradinaj mori 105 duartrokitje po në atë parlament.
Ja kjo është diferenca!!
Ndaj mbyllni gojën se na e shpifët!!!