Petrit Vasili: Drejtësia e kapur, shumëçka për të çjerrë faqet dhe asgjë për të duartrokitur

43
Sigal

Ndersa Reforma e famshme ne Drejtesi ka hyre ne vitin e tete fytyra e “Drejtesise se re” eshte sot realisht nje shemtire e deformuar, e kapur, antiprofesionale dhe e pamundur per qytetaret.

Asgje te vetme nuk ka per tu levduar, asnje sherbim cilesisht te ndryshuar, asnje lehtesi per qytetaret, aspak cilesi te re te vendimeve gjyqesore pra te gjithe te zhgenjyer thone sot

” ishim me mire kur ishim me keq”!.

E vetmja “duatrokitje e madhe” duhet bere per suksesin e kesaj drejtesie eshte per betonimin prej saj te pandeshkueshmerise se qeverise dhe funksionimin e saj me regjine e Rames ne funksion te hajdutlleqeve te tij te dites.

Me qellim asnje analize e thelle objektive nuk eshte bere sistemit aktual te drejtesise per pare ne sy situaten dramatike te drejtesise, kolapsin e saj total dhe tronditjen e thelle te sigurise juridike, qe kjo ka sjelle.

E vetmja gje qe vazhdon jane pazaret politike me drejtesine, qe prodhojne vetem DREJTESI TE PAMUNDUR per qytetaret dhe DREJTESI TE KAPUR per Qeverine.

PAZARET POLITIKE te vjetra e te reja me drejtesine vetem po betonojne KAPJEN Drejtesise nga Rama dhe rilindja dge pandeshkueshmerine e tyre.

PAZARET POLITIKE te sponsorizuara nga brenda e nga jashte po prodhojne vetem zemerim, zhgenjim dhe deluzion te thelle te qytetareve.

Fakte te fresketa te sjella pas nje studimi shume serioz te situates nga INFOÇIP tregojne qarte dramen e sistemit:

📌 Në Gjykatën e Apelit të Tiranës gjatë vitit të kaluar, 72 për qind e çështjeve civile të themelit dhe 57 për qind e çështjeve penale të themelit tejkaluan afatin ligjor të gjykimit të arsyeshëm.

 

📌 Gjykata e Apelit ka 25 gjyqtarë nga 78 gjyqtarë që duhet të ketë, ose më pak se 1/3 e trupës gjyqësore.

 

📌 Ekspertët e Qendrës INFOCIP vlerësojnë se kjo mesatare e punës së tyre është shumë e lartë, ndërsa plotësimi i vendeve bosh mbetet një nevojë e madhe.

 

📌 Që tani ne jemi përtej standardit të ngarkesës gjyqësore për secilin gjyqtar. Nga një llogari e thjeshtë për 30 mijë dosje që presin një vendim në Apel, për 300 ditë pune dhe 24 gjyqtarë, do të duhen minimalisht 4 vite punë për t’u trajtuar”, thotë zoti.Gerti Shella.

 

📌 Stoku i çështjeve që prisnin gjykimin në Apel për vitin 2022 ishte 23 mijë e 375 dosje.

 

📌 Ndërsa me dosjet e prapambetura që u sollën nga Apelet e tjera, që u shkrinë, e ngritën në 30 mijë numrin e çështjeve që presin një vendim nga Apeli i Tiranës.

 

DREJTESIA NE AGONI!!

Sot per kete drejtesi ne agoni, te kapur dhe te degraduar duatroket vetem Edi Rama kryeperfituesi i pandeshkueshmerise, i cili falë kapjes se saj nuk eshte sot perpara drejtesise.

 

Kjo drejtesi eshte armike e interesit publik, e interesit kombetar, e barazise perpara ligjit, e interesave te qytetareve, e motivimit te bisnesit, e lirive dhe te drejtave qe shkelen e dhunohen perdite nga qeveria.

 

Kjo drejtesi eshte tubi i oksigjenit per korrupsionin kolosal te qeverise dhe per shkelesit e logjit si kriminele, trafikante dhe pastrues parash kliente dhe mbeshtetes te qeverise.

 

Kjo drejtesi vepron sot me regji dhe leviz shume ngadale si kermilli, kur duhet te levizte me shpejtesine e eres, sepse faktet i ka perpara duarve.

 

Kjo drejtesi nuk eshte ne krah te ligjit dhe te qytetareve, por ne krah te antiligjit dhe qeverise.

 

Sot ne vitin e tete te reformes ne drejtesi ka shumeçka per te çjerre faqet dhe asgje te vetme per te duartrokitur.