Petrit Vasili: Çdo veprim i Edi Ramës është një dëshmi tronditëse, që është i pashpirt me popullin dhe qytetarët e tij!

174
Sigal

Ditën e sotme, Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shkruan se kryeministri Rama është një i pashpirt me popullin dhe qytetarët dhe se veprimet e tij janë dëshmi tronditëse që e vërtetojnë këtë gjë.

 

Postimi i tij i plotë:

Rama ky i pashpirt me popullin dhe qytetarët!
Çdo veprim i Edi Ramës është një dëshmi tronditëse, që ky person është një qenie e pashpirt me popullin dhe qytetarët e tij.
Vetëm një njeri i tillë mundet që:
Të lërë pa ushqim të sëmurët me COVID në spitale dhe nuk paguan as disa qindra racione ushqim dinjitoz e të shëndetshëm për ta duke detyruar familjarët e shkretë, që të rrinë dyerve të spitaleve me ushqime në dorë.
Të lërë pa rimbursim të barnave e shërbimeve mjekësore mijëra shqiptarë të infektuar me COVID, që dergjen të pashpresë nëpër shtëpitë e tyre.
Të mos bëjë testime duke i lënë mijëra shqiptarë pa diagnozë e për pasojë në mëshirë të fatit dhe të COVID, që përparon në organizmin e tyre.
Të tallet në mënyrë të pashpirt me shqiptarët duke sjellë një trastë qesharake vaksinash klandestine, që nuk zgjidhin asgjë.
Të fshehë vdekjet nga COVID dhe në mënyrë të pashpirt të luajë edhe me tragjedinë e shqiptarëve.
Të pakësojë testimet për COVID nga një ditë në tjetrën thjesht për t’i bërë shërbim propagandës së dështuar të tij.
Të lërë shëndetësinë totalisht të çorganizuar, në kaos të plotë dhe në dorë të Tireve, që plaçkitin e dhunojnë të sëmurët me COVID.
Të lërë mijëra mjekë e infermierë pa veshje mbrojtëse dhe mjete dezinfektuese duke rrezikuar në mënyrë të pashpirt jetën dhe shëndetin e tyre.
Të blejë me tetëfishin e çmimeve mjetet mbrojtëse kundër COVID në tendera sekret duke grabitur edhe ato pak para, që shëndetësia shpenzon për COVID.
Të lërë mijëra biznese pa asnjë ndihmë financiare për dëmin nga Pandemia, duke bërë që dhjetëra mijëra shqiptarë të humbasin punën, pra burimin e vetëm të mbijetesës.
Të paguajë miliarda për koncesione e inceneratorë dhe të mos japë lekë për nevojat urgjente të Pandemisë.
Qytetarët sa herë ta shohin Edi Ramën duhet të mos harrojnë kurrë që kanë përpara një kryeministër të pashpirt me popullin dhe qytetarët.
Faktet e mësipërme janë vetëm një pjesë shumë e vogël e mizorisë së tij.