Petrit Vasili: A ka ndonjë qendër votimi të vetme të pa manipuluar në 11 maj në Shqipëri??

21
Sigal

Nga Petrit Vasili

Pyetja e madhe: A ka ndonjë qendër votimi të vetme të pa manipuluar në 11 maj në Shqipëri??

Jam plotësisht dakord me veprimin dhe logjikën e opozitës për evidentimin deri në fund të manipulimit dhe vjedhjes së zgjedhjeve të 11 majit.

Faktet e mbledhura janë me qindra e qindra dhe s’kanë të mbaruar.

Gjithshka ka dalë në shesh, të gjitha llojet e sojet e vjedhjes, grabitjes dhe manipulimit se votës janë parë dhe e gjithë kjo na ka çuar drejt një pyetjeje të vetme:

A ka ndonjë qendër votimi të pa manipuluar?

A ka ndonjë KZAZ qendrat e votimit të së cilës të jenë minimalisht korrekte?

Pra sfida nuk është më që të gjejmë manipulimet, por që të gjejmë a ka të paktën ndonjë qendër votimi të vetme të pa prekur nga tërbimi i patronazhistëve.

Me një fjalë të vetme në 11 maj nuk pati absolutisht fare po fare zgjedhje në Shqipëri.

Në 11 maj u krye haptas bile përpara kamerave një aksion super mafioz në shkallë të gjerë ku Qeveria, KQZ, Policia, Ambasadat shqiptare nëpër botë, Bashkite rilindase, Administrata shtetërore, SPAK, Prokuroria, krimi i organizuar, krimi ordiner dhe narkotrafikantet kishin secili rolin dhe detyrat përkatëse.