Peticioni për rindërtimin e Teatrit Kombëtar firmoset edhe nga Lulzim Basha

291
Sigal

Në përfundim të protestës së sotme pranë Ministrisë së Brendshme, kryetari i PD, Lulzim Basha ka firmosur peticionin për Teatrin Kombëtar.

Peticioni në fjalë kërkon që godina e Teatrit Kombëtar të ndërtohet siç ishte dhe në të njëjtin vend.

Më herët atë e firmosën edhe kryetarja e LSI Monika Kryemadhi dhe deputetë të tjerë, ndërsa shumë qytetarë, përveçse fizikisht, e kanë firmosur edhe online.

Image