Përvjetori, Rama: Nuk e kam tradhëtuar 21 Janarin

474
Çdo njëri nga anëtarët e Gjykatës së Lartë që qysh prej 2013 mban të varrosur dosjen e 21 Janarit është sot i akuzuar si fajtor për vuajtjen tuaj 5 vjecare në kërkim të drejtësisë ” deklaroi tani Rama para familjarëve të viktimave të 21 Janarit të cilët ndodhen në kryeministri. (Ne foto: Familjaret e viktimave gjatë ceremonisë në kryeminsitri)
“Fakti rënqethës se dosja e 21 Janarit është e vetmja dosje e mbetur e pagjykuar nga viti 2013 në Gjykatën e Lartë të Shqipërisë, ndërkohë që Gjykata e Lartë ka kohë që ka nisur punën me dosjet e 2014, del dhe tepëron për të kuptuar se kush e ka kapur për fyti drejtësinë shqiptare, përmes gjyktësish që një Zot e di sesa të rënduar nga sa mund ta parapërfytyrojmë ne e kanë ndërgjegjen e tyre
Por, krimi shtetëror i 21 Janarit, pushkatimi pa gjyq në bulevard i 4 burrave hyjnë në ato raste përmes së cilave historia u ka mësuar popujve se drejtësia vonon, por nuk harron.
Mund të varroset dosja në varrezën ku Gjykata e Lartë e ka zakon të vjetër të mbulojë me dheun e frikës së anëtarëve të saj patatet e nxehta që përvëlojnë duart e gjykatësve të tmerruar nga hija e tyre. Por nuk mund të tretet si trupat e 4 të vrarëve, nevoja therrëse e drejtësisë për 21 janarin. Kurrë!
Një ditë ose një tjetër drejtësia do të bëjë drejtësi, edhe për vrasësit edhe për rivrasësit.
Edhe për ata që urdhëruan e vranë 4 njerëz nga dritaret dhe tarracat e kësaj godine me plumba luftarak mbi popullin e pafajshëm, por edhe pë rata që shpikën në sallat e gjyqeve makrabitetin e vrasjes si gabim teknik dhe rivranë të vrarët dhe të gjallët me çekiçin e pushtetit gjyqësor.
Unë e di shumë mirë, fort mirë se plot shqiptarë të ndershëm dhe të revoltuar prej pandëshkueshmërisë së këtyre në sistem drejtojnë mbi mua gishtin e akuzës për zvarritjen tuaj sfilitëse në kërkim të drejtësisë. Ka jo pak ndër ta që shpirti i ardhur në majë të hundës nga maja zvarrë e drejtësisë prej një kaste të korruptuarish lidhur me mish, me thonjtë e interesave të errta të politikës dhe të krimit më quajnë tradhtarë të 21 janarit.
Nuk kam asgjë me ta, e marr vesh mirë sëkëlldinë kur shohin përgjegjësit bilbilojnë për ditë ne emër të popullit dhe pa pikën e turpit kërkojnë hesap prej nesh për kancerin që përhapën në cdo sektor të vendit, për plagët tronditëse sociale që i shkaktuan shoqërisë.
Është cinike dhe poshtëruese, e di shumë mirë. Por, sot nuk jam kokëulur parajush dhe nuk do të shkoj kokëulur bashkë me ju, as përpara përmendoreve të shtrira në boulevard, pikërisht sespe bnuk e kam trdhëtuar 21 janarin.
Kjo qeveri nuk e ka tradhtuar 21 janarin. Kemi punuar cdo ditë me përkushtim atdhetar duke hapur një kantierë ndërtimi reformash për të rilindur Shqipërinë e rrënuar nga autorët e 21 janarit.
Nuk do lejoj që PS të tradhëtojë reformën në drejtësi. E konsideroj gur themeli për moralin e qeverisjes sonë
Sigal