Përplasjet midis studentëve te Drejtësia, flet dekani Hoxha: Po na bëhet presion…

Pas përplasjeve tek Fakulteti i Drejtësisë midis studentëve që janë të ngujuar dhe atyre që kërkojnë të zhvillojnë mësimin, ka reaguar dekani i këtij fakulteti Artan Hoxha.

Dekani Hoxha shprehu mbështetjen për studentët që duan të zhvillojnë mësim ku theksoi se po kërkohet që të gjendet një institucion për të zhvilluar mësimin.

Sigal

“Ka pasur konfrontim midis studentëve që duan të bëjnë mësim e kemi kaluar tashmë këtë problem. Shumica duan të bëjnë mësim. Kemi presion që të bëhet mësim sipas programit të hartuar. Jemi përpjekur që të gjithë këtë program ta realizojmë në ambientet e universitetit. Ajo që ne kemi diskutuar është që për studentëtët të gejmë ambiente aletranative për të zhvilluar mësim. Rektori nuk na është përgjigjur. Unë vetë kam folur me ministren e Arsimit dhe po shikojmë mundësinë që ambiente të tjera të na vihen në dispozivion të zhvillojmë procesin arsimor. Unë shpresoj që duke filluar që nga nesër të gjejmë ambiente për të zhvilluar mësimin. Mendoj së duhet të ketë një institucion tjetër.”- u shpreh ai.