VIDEO/ Përplasje mes studentëve te Fakulteti i Drejtësisë, një vajzë dërgohet me ambulancë në Urgjencë

445
Sigal

Përplasje fizike mes studentëve dhe tensione në Fakultetin e Drejtësisë, ndërsa një studente është dërguar me ambulancë drejt Urgjencës pasi nuk ndihej mirë.

Stduentët e ngujuar janë konfrontuar sot, deri dhe fizikisht me studentët të cilët kërkojnë nisjen e procesit mësimor.

Për shkak të këtyre tensioneve një studente nuk është ndjerë mirë dhe për këtë është përcjellë më ambulancë drejt spitalit.

Studentët nuk kanë lejuar që të filmohej shoqërimi i saj për tek ambulanca.

Konflikti ka nisur pasi disa studentë që pretendonin se donin te bënin mësim janë përplasur me studentët e ngujuar.

Sipas deklaratave të studentëve të ngujuar, “pala” tjetër ka tentuar të hyjnë me dhunë në auditore, madje kanë thyer dhe një xham. Ppër shkak të përplasjeve fizike, një nga studentet e ngujuara nuk është ndjerë mirë, ndaj dhe është transportuar me ambulancë drejt urgjencës.

Debatet kanë përfunduar edhe në përplasje fizike ku një studente shprehet se është dhunuar nga një djalë që nuk e njihte.

Ajo ka deklaruar se të hënën u ishte thënë se do të zhvillohej mësimi, ndaj kanë tentuar të hiqnin karriget dhe të futeshin në mësim. “Një djalë që është ngujuar dhe nuk e di a është student i këtij fakulteti më ka goditur në fytyrë. Këtë çështje do ta ndjek nëpërmjet avokatit“, u shpreh ajo.