Përplasja/ Zëdhënësi i Metës i përgjigjet Xhaçkës: Papagall, informoju se …

659
Sigal

Zëdhënësi i Presidentit të Republikës, Tedi Blushi, i është përgjigjur ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka, lidhur me letrën e kësaj të fundit, drejtuar Kreut të Shtetit për rrezikun nga tërmeti akopaliptik.

“Papagajtë nuk kanë nevojë për fakte dhe as për argumente, ata vetëm përsërisin veten çdo herë. Për ata që kanë dëgjuar sot “zëdhënësen” e re në Shqipëri të z.Tselentis, po u rikujtojmë shkrimet e publikuara në mediat ndërkombëtare dhe kombëtare që i gjeni në linkun më poshtë. Ndërsa për ligjin “Për Mbrojtjen Civile” bën mirë të jetë e informuar se është dekretuar para se të përfundojë afati!”, shkruan Blushi në rrjet, duke postuar deklaratën e një dite më parë të Këshilltarit për Sigurinë të Presidentit, Bahri Shaqiri.