Përparim Spahiu: Shteti virtual i Kryeministrit!

559
Sigal

Nga Përparim Spahiu

Shteti virtual i Kryeministrit!

Propaganda e kësaj qeverie vazhdon pa pushim dhe me të gjitha mjetet.

Shfaqja e fundit ishte ajo e pseudo mitingut, ku KM u kërkonte të nxirrnin celularët dhe të postonin foto të pjesëmarrjes në facebook.

Çdo hall, KM-ja kërkon ta “zgjidhë” nëpërmjet portaleve dhe rrjeteve sociale.

Kemi parë portale “Shqipëria që duam”, “Bashkëqeverisja me qytetarët”, “Infermiere për Shqipërinë”, “ERTV”, “Transparenca.al”, të gjitha për trushpëlarjen e popullit

KM zotëron të gjitha rrjetet sociale, Facebook, Instagram, Twitter etj

Në asnjë vend të botës, (përveç Chavezit të ndjer), nuk ka Kryeministër me një televizion online, ERTV…

Tek ERTV, ministra e deputetë janë kthyer në pupacë, ku japin intervistë përballë një “gazetari” të punësuar në Kryeministri (mos harrojmë që paguhen me taksat tona)

Asnjë debat politik nuk shihet në emisionet politike, sepse e gjithë qeveria jep llogari tek ERTV, aty ku ndjehen komod dhe askush nuk i bën pyetje të vërteta.

Në ERTV sheh edicione informative ku pasqyrohen sukseset imagjinare të qeverisë.

Një tjetër rubrikë e ERTV është video-konferencat. Minatorët, naftëtarët, studentët, artistët e shumë të tjerë, qeveria nuk i pret në takim, por organizon me ta një bashkëbisedim në distancë.

Por kjo, nuk do të ndodhë me opozitën, pasi ajo ka vetëm një kusht, zgjedhje pa ty Kryeministër.