Përparim Spahiu: Nuk gjobitet dot gjithë populli o i mjerë!

177
 Përparim Spahiu ish- deputeti i LSI ka reaguar në lidhje me dhunën që po ushtrohet nga policia këto ditë. Spahiu shprehet se: “Koka e Rilindjes ka ndërmarrë revanshin e fundit duke gjobitur këdo që guxon të mendojë ndryshe nga ai”.
“I gjendur në epilog të tunelit të zi të pushtetit të vet, të ndërtuar me baltën e krimit dhe korrupsionit, koka e Rilindjes ka ndërmarrë revanshin e fundit duke gjobitur këdo që guxon të mendojë ndryshe nga ai.
Vizitat policore nga Korça, në Durrës, Tiranë e kudo ku opozita po ndez shqiptarët, nuk do të ndalojnë aktivitetet e LSI.
Pushteti nën përpëlitjet e fundit duhet të kuptojë se fjala e lirë, dialogu qytetar, pra populli nuk mund të gjobitet!
Aktivitetet e LSI po mbahen anë e kënd vendit duke respektuar kushtet që dikton pandemia, duke u kujdesur për veten dhe njëri-tjetrin.
Por, kjo nuk do të thotë që duhet të ndahemi nga njerëzit, sepse koka e Rilindjes mendon se vetëm partia e tij meriton të bëjë fushatë.
KM bën mirë të kuptojë se nuk mund ta ndalojë vrullin dhe energjinë e opozitës, nuk mund ta frenojë rotacionin, nuk mund ta mbajë peng popullin.
Referendumi i 25 prillit do t’i japë shuplakën e qartë shefit të Rilindjes nëpërmjet votës masive për ndryshim, për më shumë mirëqënie, zhvillim dhe shanse të barabarta për të gjithë. Dita e madhe po afron. 25 prilli është dita që Shqipërinë ja heqim nga duart pengmarrësve dhe ja kthejmë shqiptarëve!”
Sigal