Përparim Spahiu denoncon skandalin: Maturantëve në Peshkopi i ofrohet teza e provimeve

515
Sigal

Ish-deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu me anë të një postimi ka bërë një denoncim të rëndë që kësaj here vjen nga Peshkopia.

Spahiu ka treguar se eksponentë të Rilindjes në Peshkopi po i ofrojnë maturantëve tezat e provimeve të maturës, në këmbim të pjesëmarrjes në zgjedhjet e 30 qershorit./zjarr.tv

POSTIMI:

Dëshpërimi i Rilindjes nuk ka kufinj, nuk ka kufinj dhe imagjinata e sajesave më absurde për të legjitimuar zgjedhjet e datës 30 Qershor.

Nuk diskutohet më për kë votohet, pasi nuk ka garë, halli i vetëm është pjesëmarja në votime.

Dhe për këtë, të gjithë maturantëve të gjimnazit të Peshkopisë, ju është ofruar teza e provimeve, në këmbim të pjesëmarjes në to.