Prof.Dr.Tritan Shehu: Shëndetësia jonë në varfëri të thellë kërkon mekanizma të tjerë financimi

505
Sigal

Ish-Ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu, zhvilloi së fundmi një vizitë në  Qendren Spitalore Universitare “Charitè” te Berlinit ku u takua edhe me Drejtorin e Strategjive Dr.Jens Steinbrink.

Gjatë kësaj vizite Shehu  duke u ballafaquar me disa konkluzione shkruan se shëndetësia shqiptare është në një varfëri të thellë dhe kërkon mekanizmë të tjerëfinancimi.

Nga Tritan Shehu

Shëndetësia jonë në varfëri të thellë kërkon mekanizma të tjerë financimi.
I ftuar në Qendrën Spitalore Universitare “Charitè” të Berlinit nga Drejtori i saj i Strategjive Dr.Jens Steinbrink, nuk mund të mos ballafaqohesh me të tilla konkluzione.
Ishte një vizitë shumë interesante dhe e dobishme për tu njohur nga afer me mekanizmat menaxheriale, financiare, universitare, klinike e shkencore, që bëjnë të mundur jo vetëm funksionimin, por dhe zhvillimin në vite të kësaj Qendre të rëndësishme.
Vetëm për të kuptuar se sa kushton shërbimi i vërtetë shëndetësor e universitar, mjafton të përmend faktin se kjo qendër spitalore me reth 3000 shtreter e reth 3000 studentë ka një buxhet vjetorë 1,6 Miliardë Euro.
Tek  QSUT me reth 1300 shtreter, ka buxhetin total reth 70 Milionë $.
Për një të tillë “mjekësi falas” shqiptarë në mizerje të plotë mburret vetëm Rilindja, por në të vërtetë janë pacientët e qytetarët që i pësojnë mbi vete pasojat e rënda të kësaj gënjeshtre të madhe.
Detyra kryesore ndaj sistemit tonë të ardhëshëm shëndetësor do të jetë pikërisht rritja e finacimeve, duke diversifikuar e rritur burimet dhe konvertuar pagesat direkte në kontribute direkte (pa folur këtu për PPP shqiptare etj).
Kjo kërkon gjithashtu dhe krijimin e tregut sigurativ duke dalë nga monopoli shtetëror e bllokues i “blerësit të vetëm”, tashmë i tejkaluar.
Gjermania është modeli më i mirë i suksesit afat gjatë e stabël të avantazheve të pa diskutueshme të finacimeve të bazuara mbi sistemet sigurative.