Pas përfundimit të procesit të votimit në një deklaratë për mediat, deputetja Olta Xhaxhka në një dekalratë për mediat tha se tani është kohë të fokusohemi tek standardi. Deputetja socialiste i bëri thirrje komisionerëve të jenë në lartësinë e duhur. “Cdo vote tha Xhaxhka të numërohet me besnikëri”
Olta Xhaxhka: Dua të shpreh mirënjohjen më të thellë të kryetarit të partisë, si dhe të 61 kandidatëve tane, si dhe të këshilltarëve të ardhshëm të Partisë Socialiste dhe të Aleancës për Shqipërinë Europiane, te gjithë atyre që investuan voten e tyre për drjetimin e duhur. Bazuar në të dhënat tona operative kemi pasur pjesmarrjen më të madhe ndonjëherë të zgjedhjeve të Partisë Socialiste dhe të aleancës sonë në historikun e zgjedhjeve vendore. Kjo sigurisht perputhet me pritshmërinë tonë dhe për këte edhe njëherë mirënjohje votusëve dhe votuesve që kanë mbështetur me votën e tyre drejtimin e duhur. Natyrisht që kjo do të thotë se duke u bazuar me këto të dhëna, kemi të drejtën te kemi prtishmëritë për një rezultat shumë pozitiv të aleancës për Shqipërinë Europiane në të gjithë vendin ku padyshim, lokomotiva jonë e fitores do të jetë Tirana. Por tani është koha për tu fokusuar te standarti i numërimit dhe prandaj, në emër të kryetarit të Partisë Socialiste, por padyshim dhe te githë koalicionit tonë u bej thirrje të gjithë komisionerëve të jenë në lartësinë e ambicies tonë për Shqipërinë Europiane. Çdo votë duhet të numërohet me besnikëri të plotë ndaj votuesëve dhe anjë kandidat e asnjë subjekt që gjendet në fletën e votimit nuk duhet të penalizohet me asnje votë nga proçesi i numërimit. Dua të nënvizoj se ne nuk dot të tolerojmë anje shkelje të standarteve me të larta europine te numërimit te votave në të 61 bashkitë e reja të vendit tonë. Komisonerët nuk duhet ta harrojnë se janë propozuar nga partitë, por në tryzën e numërimit përfaqësojnë ligjin dhe jo partitë dhe se përgjigjen përpara ligjit dhe jo përpara partive.





















