Pedagogu Shpend Gashi: Nisma për shkarkimin e Presidentit Meta është alogjike

1394
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

Në 25 prill, Rama vrau lirinë dhe Basha shpresën

Pedagogu Shpend Gashi u shpreh se, nisma për shkarkimin e Presidentit Meta nga ana e mazhorancës, jo vetëm është e ngutshme, por edhe alogjike. Gashi tha se shkarkimi i Presidentit të Republikës mund të bëhet kur është i paaftë mendërisht, ose kur ndërron jetë, jo me akuza nga kryeministri Rama. Gashi: “Nisma për shkarkimin e Presidentit  të Republikës Ilir Meta nga ana e mazhorancës, jo vetëm është e ngutshme, por edhe alogjike. Në një moment që një parti që i ka të gjitha pushtetet, i vetmi pushtet që mund t’i bëjë ballë, është institucioni i Presidentit.

“Nisma për shkarkimin e Presidentit  Ilir Meta nga ana e mazhorancës, jo vetëm është e ngutshme, por edhe alogjike. Në një moment që një parti që i ka të gjitha pushtetet, i vetmi pushtet që mund t’i bëjë ballë është institucioni i Presidentit”

I vetmi që ka ngelur është presidenca dhe ne, si qytetarë mendojmë se çfarë do të ndodhë nëse merret edhe ky institucion. Gjuha politike ka degraduar këto vite dhe këtë mandatin e tretë po e shohim atë mbretërimin e Ramës. Ne i dimë të mirat dhe të këqijat e Presidentit të Republikës. Shkarkimi i Presidentit të Republikës mund të bëhet kur është i paaftë mendërisht, ose kur ndërron jetë. Ne kemi vetëm një President, që akuzohet nga kryeministri. Kushtetuta ka 30 vite që shkelet në mënyrë të vazhdueshme. Për mua është e pakuptimtë që të shkarkohet në mandatin e fundit. Në shumë vendime Presidenti Meta ka pasur të drejtë dhe kemi pasur shkelje kushtetuese, pasi jemi në mungesë edhe të Gjykatës Kushtetuese. Kemi ngelur te SPAK-u, por ky i fundit po i nxjerr defektet e veta, sidomos me çështjet e fundit të vjedhjeve të votave. Ne vuajmë për vullnetin politik të palëve.

“Në 25 prill, Rama vrau lirinë dhe Lulzim Basha vrau shpresën. Basha nuk di të ngasë makinerinë e madhe të PD-së”

Rama ndoshta nuk ka mbajtur asnjëlloj premtimi, por e ka marrë pushtetin për herë të tretë, duke thënë se do të futet në histori. Meta erdhi nga përplasja me të majtën dhe krijimin e LSI-së. Votat e LSI-së kanë pësuar tkurrje dhe kanë shkuar te PS-ja dhe jo PD-ja. Këtu është bërë si telenovelë me sharje dhe dashuri politike, por duket se populli i ka qejf këto gjëra dhe i voton. Për mua, në 25 prill, Rama vrau lirinë dhe Lulzim Basha vrau shpresën. Nuk u kap dot momenti që duhet ta kapë çdolloj makinerie politike, sepse Basha nuk di të ngasë makinerinë e madhe të PD-së.

somario

1

Nisma për shkarkimin e Presidentit  Ilir Meta nga ana e mazhorancës, jo vetëm është e ngutshme, por edhe alogjike. Në një moment që një parti që i ka të gjitha pushtetet, i vetmi pushtet që mund t’i bëjë ballë është institucioni i Presidentit

2