PD, Zhupa: Fshehja e vrasjes për drogën, thellim i inkriminimit të Tahirit e Ramës

445

Gazeta Telegraf/ 



Deklaratë
e zëdhënëses Ina Zhupa

 

Edi Rama dhe Saimir
Tahiri po e thellojnë edhe më shumë inkriminimin në kanabizimin e vendit, duke
mohuar edhe pasojat më ekstreme që vijnë nga droga: vrasjet dhe ekzekutimet
mafioze.

Jo vetëm i mohojnë, por
i fshehin, i paraqesin si vetvrasje, ose për motive të tjera.

Kështu bënë me vrasjen
një javë më parë të 36 vjecarit Besnik Pudja në Shëngjergj.

Në mënyrë kriminale, me
urdhërin e Ramës e Tahirit për të mohuar drogën, ekzekutimi i Pudjës u paraqit
si vetvrasje.

Partia Demokratike e
denoncoi menjëherë si rast, por nuk pati reagim nga Tahiri dhe Rama.

Prokuroria ndërkohë ka
nisur hetimin për vrasje për hesapet e drogës.

Vetë babai i viktimës e
ka denoncuar në media se djali i tij është ekzekutuar.

Kjo është viktima e 8 në
këto 3 muaj me motiv drogën dhe parcelat me kanabis.

Këto janë pasojat e
kanabizimit të vendit; konflikti, hasmëria, vrasjet.

Shoqëria po
destabilizohet, droga ka pushtuar edhe shkollat tona.

I vetmi i pashqetësuar
për këtë është Edi Rama.

Eshtë i pashqetësuar se
nuk i interesojnë qytetarët, shkollat, fëmijët, rendi dhe siguria. I
interesojnë vetëm paratë e drogës që do ti përdorë për të blerë e mbajtur
pushtetin.

Shqiptarët nuk mund ta
pranojnë këtë gjendje, smund ta lejojnë këtë katastrofë.

Shqipëria pa Edi Ramën
do jetë më mirë.

Familja, shkolla, rendi,
e ardhmja do jene më mirë pa Edi Ramën.

 

Sigal