KQZ, Lefterije Luzi: Depolitizimi i administratës zgjedhore, domosdoshmëri për standardet e procesit zgjedhor

460
Sigal

Gazeta Telegraf/ 



Kryetarja e KQZ-së, Luzi: Ndryshimet në Kodin
Zgjedhor të bëhen sa më parë

 

 

Kryetarja e Komisionit Qendor të Zgjedhjeve, zj. Lefterije Luzi
gjatë fjalës së saj në seminarin “Forcimi i pavarësisë së organeve
Menaxhimi Zgjedhor; Shkëmbimi i përvojave dhe mësimeve të nxjerra në mes
Shqipërisë dhe Sllovenisë”, tha se  ndryshimet në Kodin Zgjedhor
duhet të bëhën sa më parë me qëllim që KQZ të përgatisë dhe
organizojë në kohë  zgjedhjet parlamentare të vitit 2017.

 

Duke qëndruar te reforma zgjedhore, Kryetarja e KQZ theksoi se “Depolitizimi
i administratës zgjedhore, në kushtet kur në Shqipëri kjo administratë
ndërtohet mbi bazën e propozimeve të partive politike, duhet të përbëjë një nga
çështjet më kryesore që duhet t’i jepet zgjidhje, në vlerësim jo vetëm të
rekomandimit kryesor të OSBE/ODHIR, por si nevojë për përmirësimin e administrimit
të procesit zgjedhor”. 

 

“Sot, kur vendi është anëtar i NATO-s dhe aspiron
të  marrë statusin e vendit kandidat të BE-së, përbërja e komisioneve
zgjedhore mbi baza partiake, apo ekzistenca e hapësirave ligjore që mundësojnë
funksionimin e tyre mbi bazën e sjelljeve politike, do ta vlerësoja si një
anomali, e cila vazhdon të ndikojë në standardet e proceseve zgjedhore”. 

 

Sipas zonjës Luzi zgjedhjet e pjesshme për
Kryetarin e Bashkisë Dibër, dëshmuan sërish se partitë politike me qëndrimin e
tyre nuk i justifikuan kompetencat e gjëra që i njeh Kodi Zgjedhor lidhur me
administratën zgjedhore.