Aksident në mes të Lushnjes, 19-vjeçari përplas pastruesen e zyrave të OSHEE

198
Sigal

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Lushnjës. mësohet se një mjet tip “Ford” ka përplasur një grua, e cila po kalonte rrugën.

Mësohet se e plagosura është G. Musaku, rreth 58 vjeçe, e cila ishte pastruese pranë zyrave të shërbimit të OSHEE. Ajo ka qenë duke kaluar rrugën nga ana e zyrës ku punonte në krahun tjetër, por kjo lëvizje nuk është vënë re nga drejtuesi i mjetit, i cili e ka goditur.

Si pasoj e kësaj përplasjeje 58 vjeçarja ka marrë dëmtime ku sipas informacioneve të marra ndodhet jashtë rrezikut për jetën.