Kryemadhi: LSI dhe opozita e bashkuar nuk do të njohë asnjë vendim, asnjë ligj apo koncesion të miratuar pas 19 shkurt të 2019

257
Sigal

LSI dhe opozita e bashkuar nuk do të njohë asnjë vendim, ligj apo koncesion të qeverisë pas 19 shkurtit të 2019. Këtë deklaratë kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi e bëri në një prononcim televiziv. Madje ajo tha se hartuesit e këtyre ligjeve do të përgjigjen para drejtësisë.

Pjesë nga fjalët e Monika Kryemadhit: 

‘Ne si LSI, bashkë me opozitën e bashkuar, do të kthejmë mbrapsht dhe nuk do të njohim asnjë ligj dhe asnjë vendim të miratuar pas 19 shkurtit të 2019. Dhe kjo punë ka marrë fund. Çdo memorandum mirëkuptimi, çdo ligj, çdo koncesion, çdo ndryshim kushtetues e të gjitha, çfarë i do qejfi Edi Ramës që ka miratuar.

Jo vetëm që nuk do të njihen, por përkundrazi hartuesit e këtyre ligjeve në kundërshtim me Kushtetutën do të përgjigjen para drejtësisë’