PD, Spaho: Koalicioni i djathtë, njëzëri pro votimit dhe numërimit elektronik

504
Në kuadër të përpjekjeve të përbashkëta që po bëjmë për hartimin e një platforme për zgjedhje të lira dhe të ndershme, tryeza e koalicionit të partive të djathta sot diskutoi rreth sistemit të votimit dhe numërimit dhe arritëm në konkluzionin e përbashkët për të mbështetur praktikën e votimit dhe numërimit elektronik, votimin biometrik dhe numërimin elektronik. Në tryezat e ardhshme të koalicionit do të vazhdojmë me çështje të tjera të cilat përfshijnë sistemin zgjedhor, financimin e partive politike, marrëdhëniet me mediat, depolitizimin e mëtejshëm të sistemit zgjedhor dhe çështje të tjera të cilat janë me interes për të gjithë partitë pjesëmarrëse në këtë koalicion.
Sigal