Videoskandali, ja akuzat që rëndojnë mbi Shukri Xhelilin

401
Policia e Dibrës ka reaguar sot për herë të parë zyrtarisht në lidhje me hetimin e nisur për ish-­kryebashkiakun e Dibrës Shukri Xhelili.
Mbi të rëndojnë tre akuza që janë: “Marrëdhënie seksuale duke shpërdoruar detyrën, mbetur në tentativë”, “Shpërdorim detyre” dhe “Korrupsion pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”. Policia e Peshkopisë ka nisur procedim penal në gjendje të lirë për Xhelilin. Sakaq, Prokuroria e Dibrës ka shkuar në zyrën e ish-­kryetarit të Bashkisë për të sekuestruar kontratën e punës së 20­-vjeçares si dhe praktikën e emërimit të denoncueses.
NJOFTIMI I POLICISE:
Policia Vendore e Dibrës në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër filloi procedimin penal në gjendje të lirë në ngarkim të shtetasit Shukri Xhelili, 56 vjec, lindur dhe banues në Peshkopi, Dibër, deri sot me detyrë Kryetar i Bashkise Diber, për: “Marrëdhënie seksuale duke shpërdoruar detyrën”, mbetur në tentativë”, “Shpërdorim detyre” dhe “Korrupsion pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga nenet 105 , 22, 248 e 259 të Kodit penal. Procedimi penal nisi pas videos së publikuar, më datë 12.05.2016 ora 21.00, në media.
Sigal