PD: Shqipëria është pushtuar nga droga e trafikantëve të qeverisë

473
eputeti i PD-së, Gent Strazimiri në një prononcim per mediat, shprehet se në Shqipëri po kultivohet masivisht droga, ndërsa trafikantët, sipas tij kanë lidhje me qeverinë.
“Është fakt tronditës përhapja masive e kultivimit të drogës në Shqipëri. Muajt e fundit kanabisi ka lëshuar rrënjë në gjithë territorin e vendit. Nga jugu në veri, nga lindja në perëndim, harta e Shqipërisë po merr ngjyrën e drogës. Kjo është një fatkeqësi për shqiptarët, burim krimi e rrënimi, por është një biznes që po sjell fitime marramendëse për trafikantët e lidhur me qeverinë. Më parë nuk ka ndodhur pushtimi masiv i vendit nga kanabisi siç po ndodh nën këtë qeverisje, me mbikqyrjen e Ministrit të Brendshëm. Është e qartë se njerezit refuzojnë me përbuzje propagandën false e mashtruese të fidanëve e disa rrënjëve që nxjerr qeveria në ekran gjoja si sukses të luftës ndaj drogës”, – tha ai.
“Fakti është se kultivimi masiv në çdo cep të vendit ndodh me bekimin e qeverisë, me lejimin e këtij biznesi kriminal për kapot e lidhur me mazhorancën. Bie ne sy veçanërisht lulëzimi i madh i drogës në territoret e bashkitë ku kanë marrë pushtetin trafikantët e njohur, si në Krujë, Tepelenë, Malësi e Madhe. Në shumë territore, tashmë, janë zgjedhur baronët lokalë, të përzgjedhurit e të besuarit e Edi Ramës. Nuk ka dyshim se frymezuesi kryesor i kësaj fushate droge është vetë Kryeministri, arsyeja, motivi dhe rezistenca ndaj dekriminalizimit, megjithë denoncimet me emra nga ana e partnerëve ndërkombëtare. Ndërkohë, zgjidhet të bëhen koka turku cironkat e këtij trafiku, për të mbuluar kokat e mëdha të kanabisit dhe personat me “kontribut” në fushatën e fundit elektorale, të cilët paraprakisht kanë marrë garanci prej shtetit dhe krimit që e drejton”,- tha deputeti.
Sipas Strazimirit, Partia Demokratike nuk do lejojë që droga të kthehet në model, rend, e sundim. “Bashkë me shqiptarët do pastrojmë Shqipërinë nga droga e trafikantët e vërtetë që gjendën në parlament e në qeveri”.
“Kjo politike narko-enveriste e Edi Ramës po gërryen vendin duke e futur në një spirale kriminale që do kërkojë shumë kohë e mund për ta nxjerrë jashtë e për ta shpëtuar. Po e damkos Shqipërinë si në ditët e errëta duke e kthyer në republikë të drogës. E gjitha kjo sjell përfitime për klanet kriminale të lidhura me qeverinë por po dëmton rëndë të ardhmen e vendit, të rinisë dhe fëmijëve tanë”.
Sigal