PD: Protesta tre ditore me 200 mijë njerëz

448
Sigal

Tribuna do të jetë me bazament, kokat e Enverit, Stalinit, Leninit, Marksit dhe Edi Ramës dhe me një mikrofon në formën e dy gishtave

Edhe pse ishte tentuar të mbahej ‘sekret’ nga media, dje nga ‘kangjellat’ e selisë së PD, ka mundur të dalë lajmi që në datën 18 shkurt, do të nis një protestë e madhe e kësaj force politike dhe aleatëve të saj tradicionalë politikë e shoqëror, nën motivin e përkujtimit të  20 shkurtit, 25 vjetorit të ditës së rrëzimit të statujës së ish-diktatorit Enver Hoxha. Kjo ditë, sipas ideatorëve nuk do të përkujtohet si ‘festë dhe ditë fitoreje’ e kampit ‘blu’ në 20 shkurt 1991, por si protestë masive me kushtrimin për ‘fitore’, me synim rrëzimin e qeverisë ‘Rilindja’, ose siç e kanë konceptuar krerët e lartë të PD dhe grupi organizator, përkujtimi i 20 shkurtit do të jetë vetëm simbolika, ndërsa përmbajtja reale e protestës, do të jetë rrëzimi i ‘statujës së re që po sundon Shqipërinë’, siç po e identifikojnë kryeministrin Rama ditët e fundit, dy drejtuesit e Basha e Berisha. Sipas skenarit të konceptuar prej grupit organizator të protestës së 20 shkurtit e cila do të nis në orën 5 të mëngjesit të datës 18 shkurt 2015, në protestë është planifikuar të marrin pjesë 125 mijë persona. Dekori i protestës, do të jetë ngjyra ‘blu’ si triumf dhe ngjyra rozë si simbolikë e ‘diktaturës së re’, siç e quan selia ‘blu’ pushtetin ‘Rilindja’. Grupi organizator i protestës, përbëhet nga 6 komisione drejtuese.

– Sektori i planifikimit dhe sigurimit të pjesëmarrësve nga rrethet në protestë.

– Sektori ekonomik-financiar, që do të sigurojë burimet e financiare për transportin, uniformat ‘blu’ të protestuesve, ushqimet 3 ditore, çadrat, batanijet, dyshekët, tualetet dhe shpenzimet e tjera që kërkon një protestë masive, tip ‘fushimi ushtarak me mësymje për fitore’ të dëshiruar.

– Sektori kompozimit dhe përgatitjes së simboleve të ish-diktaturës së kuqe komuniste dhe të ‘diktaturës së re rozë’.

– Sektori i parullave, këngëve, flamujve dhe citateve që do të hidhen në 3 ditët e protestës, si dhe i statujave të kuqe e rozë dhe të personave që do të hedhin, tërheqin zvarrë e që do të djegin këto statuja.

– Sektori ushqimit ambulantë, për protestuesit që do qëndrojnë në shesh.

– Sektori përballimit të emergjencave që mund të ndodhin.

Sektori i grupeve të gatshme për ndërhyrje ndaj ndonjë sulmi policor të ‘diktaturës rozë’ gjatë rrëzimit të statujave të kuqe e rozë, bërë prej buke peshku

Sipas organizimit, në protestë do të vijnë një numër i planifikuar protestuesish që do të sillen me lista në Tiranë, nga çdo degë e PD, nga çdo drejtues bashkie e komune i PD dhe nga çdo deputet zone. Për deputetët e zonave është lënë si detyrim, të sjellin nga 500 persona secili, me shpenzime të siguruara prej tyre nga donatorë të zonave. Ndërsa për degët e PD në rrethe është bërë një planifikim se sa protestues do të vijnë, ku afro 40% të numrit e kanë detyrim rrethet Tiranë, Durrës, Elbasan, Korçë, Fier, Shkodër. Protesta është ideuar të zhvillohet e ‘parcelizuar’ me kuadrate, si ish-parakalimet e 1 Majit, por me ngjyra blu, ku do të jenë vendosur protestuesit  e rretheve me banderola dhe parulla me emrin e çdo rrethi. Në shesh do të ketë kuadratin e saj edhe sindikata e PD, si simbol i ish-minatorëve të grevës së 25 majit 1991 Valiasit, që rrëzuan ish-qeverinë ‘Nano’. Po kështu, një kuadrat të madh e të dukshëm, do ta kenë edhe ish-të përndjekurit politikë, si simbol i viktimizimit prej diktaturës dhe si mirënjohje ndaj udhëheqjes së PD, për lirimin e tyre nga burgjet e ish-diktaturës dhe për integrimin në shoqëri gjatë 13 viteve të dy pushteteve të PD. Në shesh, do të kenë kuadratin e tyre edhe të rinjtë, që do të simbolizojnë studentët e Dhjetorit 1990. Por, sipas informacionit, pritet të vijnë protestues të PD edhe nga ‘diaspora’, të cilët do të jenë edhe pjesë e ‘tribunës’ së protestës. Qëllimi i organizatorëve është, që kjo protestë të ketë 100 mijë pjesëtarë në qendër të saj, të cilët do të jenë të veshur me bluza ngjyrë blu, si tregues i faktit, që PD pas rënies nga pushteti ka arrtur në 100 mijë anëtarë dhe si kundërpeshë, që edhe PPSH ka pasur 100 mijë anëtarë. ‘Tegeli’ rrethues i 100 mijë protestuesve anëtarë të PD, do të jenë 25 mijë protestues qëndrestarë e militantë të PD nga rrethet, të cilët do të mbajnë në formë gjysmë të rrëzuar 25 statuja të zeza, të bëra me bukë peshku të ish-diktatorit Enver Hoxha dhe 25 statuja ngjyrë rozë, të ‘diktatorit të ri’ Edi Rama. Sindikalistëve të BSPSH, u është planifikuar të marrin pjesë mijëra sindikalistë, 47 prej të cilëve do të vishen me kominoshe, çizme dhe kapele minatori ngjyrë blu, të cilët do të jenë hipur në stola që të duken mbi të tjerët, në përkujtim të 47 ish-minatorëve të pjesëmarrës të grevës së 25 majit 1991 të Valiasit. Sipas parishikimit të organizatorëve,125 mijë protestuesve “blu” do të bashkohen edhe afro 80 mijë nga ata që u është nderprerë energjia elektirke, që u janë shkatërruar banesat dhe lokalet nga INUK, ata që janë mashtruar për vende pune nga PS, ata që janë larguar nga puna, ata që janë përjashtuar nga ndihma ekonomike, ata që nuk morrën shpërblim për Vitin e Ri, ish-të ëprndjekurit që nuk po marrin dot pagesat e shumë të tjerë të pakënaqur dhe të cënuar nga reformat që ka kruer dhe po vazhdon “Rilindja”. Sipas skemës së organizimit të protestës, bluzat dhe kapelat blu janë porositur në Kinë, si financim privat i një koncensionari të PD, ndër të cilat 100 palë do të jenë prodhim me copë speciale, për 100 udhëheqësit kryesor të PD. Në shesh do të vendosen 100 tualete ambulantë në ngjyrë blu, që do të jenë të lëvizshëm, me të cilët do të merren 300 punonjësit e ndërmarrjeve të pastrim-gjelbërimit të bashkisë Tiranë. Për dekorin e tribunës është menduar të ketë këtë variant: Një podium me foton e Berishës mes studentëve, duke i hedhur litarin statujës së ish-diktatori, një tribunë me bazament konfigurativ kokat e Enverit, Stalinit, Leninit, Marksit dhe Edi Ramës dhe me një mikrofon në formën e dy gishtave.

 Përparim HALILI