PD nxjerr dosjen: Vëllai i ministrit Xhafaj i dënuar me 7 vjet burg për trafik droge në Itali

552
Ashtu siç edhe paralajmëroi, Partia Demokratike ka publikuar dokumentin që tregon se vëllai i ministrit të Brendshëm, Agron Xhafaj është dënuar me shtatë vite e dy muaj burg për disa vepra penale me vendim të formës së prerë nga gjykata italiane. Vendimi për të është dhënë nga gjykata e Leces në vitin 2012.
Sigal

WhatsApp Image 2018-05-09 at 12.23.02

WhatsApp Image 2018-05-09 at 12.23.01


“E vërteta është se ministri gënjen dhe është në dijeni se vëllai i tij Agron Xhafaj alias Goni është i dënuar me vendim të formës së prerë dhe se nuk ka vuajtur asnjë ditë dënimin se kishte vëllain të pushtetshëm në Shqipëri. Faktet, provat e dënimiet ja ku i keni”,- tha Alibeaj.

WhatsApp Image 2018-05-09 at 12.22.57

WhatsApp Image 2018-05-09 at 12.22.54 (1)

Në dosjen e siguruar nga PD-ja, rezulton se vëllai i Xhafajt rezulton të jetë dënuar për trafik droge, se është drejtues i një organizate kriminale në Shqipëri dhe Itali. Organizata kriminale ku ai bënte vepronte midis Shqipërisë, Italisë, Polonisë dhe SHBA. Po ashtu Agron Xhafaj thuhet të jetë edhe furnizuesi i organizatës kriminale me heroinë kokainë dhe hashash.

WhatsApp Image 2018-05-09 at 12.22.54

WhatsApp Image 2018-05-09 at 12.22.51


PD shton se pavarësisht dënimit, ai gëzon mbrojtjen e vëllait dhe jeton i lirë në Shqipëri.

WhatsApp Image 2018-05-09 at 12.22.48

WhatsApp Image 2018-05-09 at 12.22.47


“Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, ka jo vetëm përgjegjësi politike dhe morale në këtë çështje, por mbi të gjitha ka përgjegjësi ligjore. Eshtë detyrë e Ministrit të Brendshëm dhe vartësve të tij në Policinë e Shtetit që të identifikonin Agron Xhafajn, të verifikonin dënimin e tij në Itali, dhe të merrnin të gjitha masat ligjore që ai të arrestohej dhe ekstradohej për të vuajtur dënimin e tij prej 7.2 vjet burgim”,- sqaron PD.