Përgjimet/Ministria e Jashtme e Shqipërisë i dha në 22 dhjetor 2020 tender kompanisë së Ndraghetës në Tiranë

200
Sigal

Qeveria shqiptare, ndryshe nga ç’deklaroi në lidhje me klanin “Ndragheta”, ka lidhur kontrata financiare me dyqanin që “Princi”, Antonio Gallo ka hapur në zemër të ish-Bllokut në Tiranë. Dosja.al ka siguruar edhe dokumentin nga Thesari i Shtetit, ku shihet se në datën 22 dhjetor 2020, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, ka porositur e blerë rroba pune, te dyqani “Gallo Albania” me vlerë 44 mijë lekë.

Fatura e blerjes

Sipas dokumentit zyrtar, Proces-Verbali i Kërkesës Nr. 14, është nënshkruar më 22.12.20; datë në të cilën është bërë edhe Fatura e Blerjes Nr. 270 me Nr. Serie 93733439. Marrja e porosisë është bërë më 28.12.2020 dhe pagesa nga ministria, është bërë më 21 janar 2021. Ky dokument tregon se grupi “Ndragheta”, ka pasur dhe vazhdon të ketë aktivitet në Tiranë, ndryshe nga deklaratat e vetë kreut të qeverisë, Edi Rama.