Dorëheqja e Tahirit, Gramoz Ruçi: Morali brenda imoralitetit të politikës

437
Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi ka komentuar sot dorëheqjen e Saimir Tahirit nga mandati i deputetit. Në ‘Ditën e Europës’ Ruçi tha para gazetarëve se ky ishte një veprim për t’u vlerësuar nga ana e Tahirit, në një politikë që thuhet shpesh se është pa moral.
Teksa solli në vëmendje një shprehje të Winston Churchill, se ‘Politika s’ka moral’, kryeparlamentari tha se rasti i Tahirit tregoi të kundërtën.
“Parlamenti shqiptar në asnjë rast nuk ka pasur raste të tilla, asnjë se ka lënë mandatin. Është rasti i parë që duhet t’a mirëpresim dhe është i vlerësuar. Në rastin konkret, dhe këtu do përmendja se i famshmi Churchill; Politika ska moral. Ndaj brenda politikës ka dhe moral. Dorëheqja e Tahirit vazhdon të ngelet ky moral brenda imoralitetit. Rasti në fjalë është për t’u përshëndetur, për t’u mirëpritur. Sa i takon akuzës, ajo ngelet ta hetojnë prokuroria dhe ish-deputeti përpara organeve të drejtësisë”, tha Ruci.
Tahiri dorëzoi mandatin e deputetit pas hetimeve ndaj tij të nisura nga prokuroria me dyshimet si i përfshirë në trafik droge me bandën “Habilaj”.
Sigal