PD: Kur askush s’ngul dot një gozhdë, oligarku i Ramës dhe Veliaj ngre ndërtesë mbi ndërtesë!

595
Sigal

Partia Demokratike ka denoncuar dy raste të ndërtimit pa leje, që po ndodhin në Tiranë, dhe që pas tyre fshihen dy figura të njohura të Partisë Socialiste.

Ish-deputetja Oriola Pampuri denoncoi me foto nga selia e PD ndërtimin e një ose disa kateve shtesë te “Sky Tower”, në Tiranë, që sipas saj, është pronë e ish-deputetit socialist, Vladimir Kosta. Gjithashtu, ish-deputetja tha se në një tjetër ndërtesë në kryeqytet po ndërtohet pallat mbi pallat, pas të cilit fshihet deputeti i PS, Robert Bitri.

“Veliaj mashtron qytetarët e Tiranës. Në katër vitet e drejtimit të tij e vetmja gjë që lulëzoi ishte betoni. Ka lindur një formë e re betonizimi në Tiranë me paratë e krimit dhe drogës. “Sky Tower”, pronë e ish-deputetit socialist, Vladimir Kosta. Në këtë ndërtesë po hedhin shtat një ose më shumë kate. Marrëzia me ndërtimet e luksit të pushtetarëve të rilindjes nuk ka të ndalur. Në një tjetër objekt banimi në Tiranë po hedh shtat një tjetër kat mbi kat, që i përket Robert Bitrit”, tha Pampuri.