PD-ja ka kërkuar të rishikohet materiali zgjedhor, ish-Kreu i KQZ: Mund të krijohet ngërç politik dhe ndoshta bëhen Zgjedhjet prapë

231
Sigal

Ish-kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kritaq Kume mund të krijohet një ngërç i madh pas kërkesës së PD-së për rishikim të materialit zgjedhor.

Në një intervistë Kume tha se megjithatë duhet bërë një ndarje nëse opozita e bën këtë kërkesë vetëm për politikë.

“Edhe mundet që të ndodhemi përpara një situate të tillë, ku të kërkohet që gjithçka të bëhet nga e para. E gjithë kjo do të shkojë deri në fund për të mos prodhuar ngërçin sepse shpeshherë është i dukshëm rezultati dhe bëhet produkt i konsumit politik.”

Lidhur me pretendimet për manipulim të votave, Kristaq Kume shpjegoi se nëse komisionerët kanë kryer shk elje, rre zikojnë deri në pesë vjet bu rg.

“Rezultati për subjektet politike duhet të përfundonte brenda 48 orëve dhe kjo u realizua. Pavarësisht si punuan komisionerët, gjithçka u bë në përputhje me ligjin. Nuk kemi vonesa në nxjerrjen e rezultatit. Sa i takon mënyrës si u zbatua ligji nga komisionerët, si u lexuan votat, legjislacioni thtoë që nëse komisioneri konsumon një vepër të tillë, nuk e mbron dot më partia. Nëse do të identifikohen raste të tilla të keqpërdorimit të të drejtës për të lexuar vullnetin e popullit, mund të dën ohesh me 3-5 vjet. Janë të ekspozuar të gjithë përpara verifikimit të faktit nëse kanë konsumuar apo jo një vepër të tillë. Kjo detyron rishqyrtimin dhe nëse administrata zgjedhore dhe KQZ verifikon se ka keqpërdorim, menjëherë nis proc edimi pe nal. Çdo subjekt zgjedhor, gjatë procesit të ankimimit ka të drejtën të kërkojë për të hapur kutitë.”, tha Kume.